• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja gjermane: Kosova duhet të përfshihet tek “Ballkani i Hapur”

by Java News
22/01/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova duhet të përfshihet te nisma e “Ballkanit të Hapur”, pasi kjo është thelbësore për Gjermaninë. Ky është opinion zyrtar i shtetit gjerman, shprehur përmes ministres gjermane të shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann, në një intervistë për Deutsche Welle.

“E kuptoj se ekziston një dëshirë e madhe për të bashkëpunuar në rajon. Në të njëjtën kohë, iniciativat që duan të forcojnë bashkëpunimin rajonal duhet të jenë vërtet gjithëpërfshirëse, që do të thotë se duhet të përfshihen edhe vende si Kosova. Kjo është thelbësore për ne. Instrumentet e procesit të Berlinit janë shumë të përshtatshme për këtë. Në Sofje ishte arritur një marrëveshje për një treg të përbashkët rajonal. Kjo marrëveshje tani më në fund duhet të zbatohet”, u shpreh ministrja gjermane.

Pyetja e tjetër e drejtueses së departamentit të Evropës në Deutsche Welle lidhej edhe me vizitën e presidentit turk, ku Rama pati theksuar se ai e mban fjalën, duke lënë të kuptohet të kundërtën për Bashkimin Europian.

“Është shumë e rëndësishme për mua që ne si Bashkim Evropian të mbajmë premtimin ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Prandaj duhet të hapen sa më parë negociatat e anëtarësimit. Ne po bëjmë maksimumin për të mënjanuar pengesat e fundit. Jam shumë e sigurt se së shpejti do të kemi përparime. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë bërë përparim të madh, sidomos në fushën e reformës në drejtësi.

Në Shqipëri është vërtet e rëndësishme që të ecet përpara me procesin e vettingut për çka nevojitet edhe ndihma e opozitës. Për këtë çështje biseduam, por në përgjithësi, e urova Shqipërinë edhe për vendosmërinë, me të cilën ajo ka zbatuar reformat në vitet e fundit”. Ndërkaq, ministrja gjermane foli edhe për aspekte të tjera të marrëdhënies së shtetit që ajo përfaqëson me Shqipërinë, ku theksoi se do të ketë mbështetje, sidomos përsa i përket energjetikës.

Share this…
Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on LinkedInPin on Pinterest

Next Post
moti1

I ftohti polar godet vendin/ Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Siguroni rezerva ushqimore, kategoritë e rrezikuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In