• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Ekonomi nga Vlora: Ekonomia kombëtare në rritje

by A R
05/03/2016 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Potencialet për investime dhe zhvillim në qytetin e Vlorës u diskutuan përmes një forumi ekonomik të mbajtur këtë të shtunë, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Në takim ishte e pranishme edhe ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, si dhe drejtori i GIZ Hans Jurgen Cassens, e përfaqësues të pushtetit lokal.

Ministrja Ekonomi vuri në dukje se ekonomia kombëtare po rritet. Sipas saj, në vitin e parë të kësaj qeverisjeje u dyfishua rritja ekonomike. “Në vitin që jemi po përpiqemi fort ta trefishojmë atë. Kjo dëshmon se po ecim të sigurtë në rrugën e konsolidimit ekonomik, i cili për t’u shumëfishuar ka nevojë për energjizim të të gjitha burimeve të mundshme dhe ulje të informalitetit. Krahas rritjes ekonomike është përmirësuar konsolidimi fiskal, duke reduktuar gradualisht defiçitin buxhetor dhe borxhin publik. Kemi arritje premtuese edhe në luftën ndaj ekonomisë informale”, deklaroi Ekonomi.

Ajo shtoi se burimet ekonomike tradicionale të rritjes, të cilat nuk gjenerojnë me zhvillim, gradualisht po i zëvendësojmë me burime të reja të qendrueshme dhe afatgjata. Ekonomi informoi se po punohet për stimulimin e sektorëve prioritarë si turizmi, bujqësia, manifaktura, energjia etj. “Eshtë hartuar një legjislacion favorizues për investime në këta sektorë dhe në mënyrë sistematike po punohet për ta lehtësuar atë.
Shqipëria ofron një mjedis të favorshme dhe kosto të përshatshme për të bërë biznes, skema stimuluese tërheqëse për investitorët, sistem online për regjistrimin dhe pagesat e taksave si dhe një proces one stop shop për regjistrimin dhe licensimin e bizneseve”, deklaroi Ekonomi.

Qeveria, tha ajo, ka lançuar reforma thelbësore drejt një qasjeje të re me biznesin. Legjislacioni është përmirësur në një sërë sektorësh. Po ashtu, sipas saj, qeveria ka lehtësuar procedurat e eksportit duke implementuar një sistem elektronik inspektimi, orientuar në vlerësimin e riskut, i cili ka reduktuar kohën për procedurat kufitare. Shqipëria ofron mundësi të mëdha investimi në sektorë me rritje të qëndrueshme ekonomike si energjia dhe industria minerare, transporti dhe logjistika, turizmi, bujqësia dhe manifaktura.

Ekonomi vuri në dukje edhe punën e bërë për thjeshtimin e procedurave administrative për realizimin e projekteve të investimit. Aktualisht në Shqipëri, tha Ekonomi, pjesa më e madhe e popullsisë është përqendruar në zonën urbane 57, 2 % dhe nga kjo tendencë nuk bën përjashtim as rajoni i Vlorës ku popullsia urbane zë 69%. Një qytet i populluar nxit edhe zhvillimin e zonave rurale përreth tij.

“Potencialet e qytetit të Vlorës lidhen padyshim me pozicionin gjeografik, portin, burimet natyrore si naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë dhe forcën punëtorë të kualifikuar. Burimet natyrore krijojnë mundësi për të zhvilluar degë të tilla si industri nxjerrëse dhe përpunuese, peshkim, bujqësi, blegtori, manifakturë, tekstile, ndërtim, turizëm si dhe potencial të lartë për zhvillim të energjisë së rinovueshme”, theksoi Ekonomi.

Ministrja Ekonomi, renditi disa nga investimet në qytetin e Vlorës si ai i by pass-it të Vlorës, financuar nga BEI, BERZH dhe BE në vlerën 53 milionë euro, i cili parashikohet të përfundojë brenda vitit 2017, dhe pritet t’i japë frymëmarrje të gjithë zonës së Vlorës, ndërtimi dhe rikonstruksioni i rrugës së lumit të Vlorës, financuar nga fondi kuvajtian me 41 milionë dollarë apo përfundimi i projektit parashikohet të shkojë në vlerën 78 milionë dollarë.

Ndër të tjera, Ekonomi renditi planin e investimeve për bregdetin e jugut, i përgatitur nga FSHZH, përmes së cilit parashikohen 123 projekte në infrastrukturë që arrijnë në vlerën 30 milionë dollarë, ndërtimin e fazës së I dhe II dhe pjesërisht të III të portit të Vlorës, i cili financohet nga qeveria italiane në vlerën 14,3 milionë euro, si dhe furnizimi me ujë dhe saniteti në Orikum, përmes një projekti që kap vlerën 16,4 milionë dollarë, nga të cilat IDB financon 13,3 milionë dollarë qeveria shqiptare 3,1 milionë dollarë.

MZHETTS për vitin 2016 ka planifikuar një fond prej 163,7 milionë lekësh, me të cilat do të mbështeten një numër projektesh mbi krijimin e infrastrukturave turistike. “Eshtë dizenjuar dhe plotësuar zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik TEDA Vlorë. TEDA Vlora ka një vend strategjik, 151 km larg nga kryeqyteti Tirana, është pjesë e korridorit 8 dhe ngjitur me autostradën adriatiko-joniane.

Ajo ka shkëmbim të drejtpërdrejtë me SH8 Highway për 4.6 km larg. Tirana International Airport “Nënë Tereza” është vetëm 147 km larg nga TEDA Vlorë dhe është i përshtatshëm për transportin e mallrave dhe udhëtarëve. Ekziston një infrastrukturë hekurudhore që kalon përmes zonës TEDA Vlora ka qasje në Portin e Durrësit (120 km larg) dhe Portin e Vlorës (5.7 km), dy portet më të mëdha në Shqipëri”, tha Ekonomi.

Next Post

Votimi për delegatët, Rama: Respekt për ata që punuan për riorganizimin e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In