Ministrja e emëruar për Turizmin dhe Mjedisin, Mirela Kumbaro, prezantoi në parlament disa nga prioritetet e dikasterit që ajo do të drejtojë në mandatin që nis tashmë. Kumbaro tha se do të ketë vëmendje të posaçme për vijën bregdetare.
“Vija bregdetare është atraksioni më i madh turistik dhe do të ketë një vëmendje të posaçme që përfshin bashkëpunim me bashkitë, krijimin e njësisë suplementare për sezonin e verës pranë strukturës që do të ndërtohet dhe planifikimi i plazhit që në dy muajt e parë të vitit. Puna për sezonin e ardhshëm ka filluar”, tha Kumbaro.
/a.r