Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka shkuar në Novoselë, ku situata nga përmbytjet është e ngjashme me situatën e përmbytjeve në dhjetor dhe i ka bërë thirrje gjithë kryetarëve të bashkive që të marrin masa para se të ndodhin përmbytjet.
“Kryetarët e bashkive duhet të marrin masa për ruajtjen e argjinaturave dhe mirëmbajtjen e tyre, në mënyrë që të mos ketë probleme. Duhet të punojmë të gjithë bashkë që ti vijmë në ndihmë popullit të prekur nga përmbytjet dhe të mos lejojmë që situata të tilla të ndodhin”, tha Xhaçka.
Deri më tani Forcat e Armatosura kanë evakuar 17 familje që rrezikohen nga përmbytja e lumit Vjosa dhe deri tani ka përmbytur 7 banesa. Banorët e fshatrave Novoselë, Fitore, Bishan kanë nisur evakuimin dhe largimin e gjësë së gjallë për të shmangur pasojat.
Prefekti i Vlorës ka shpjeguar shtabi i emergjencave po monitoron situatën nga afër që prej mbrëmjes së djeshme. (Shqiptarja.com)