Ministrja kosovare e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është dënuar këtë të enjte nga ana e gjykatës me 700 euro gjobë për mos deklarim të pasurisë.
Gjoba u vendos nga gjykata Themelore në Prishtinë për shkak të mosdeklraimit të pasurisë për vitin 2020 brenda afateve ligjore.
Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se dënimi duhet të ekzekutohet brenda një afati 15-ditor.
“E akuzuara Rozeta Hajdari është shpallur fajtor dhe është dënuar me gjobë në shumën 700 euro, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve nga dita kur ky Aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në njoftim.
/s.f