• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Denaj: Tregu i brendshëm, pozitiv ndaj kërkesës së qeverisë për likuiditet

by A R
11/04/2020 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, u shpreh optimiste lidhur me likujditetin e financave të shtetit shqiptar. Gjatë një interviste për analistin Lorenc Vangjeli në emisionin “Java në RTSH”, Ministrja Denaj iu përgjigj pyetjeve lidhur me mjaftueshmërinë e likujditeteve të shtetit për të përballuar situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-2019, sidomos nëse kjo e fundit do të zgjasë akoma e më shumë.

Ministrja Denaj iu referua daljeve të fundit të qeverisë në tregun e brendshëm me bono thesari dhe tha, se ato rezultuan të suksesshme, pasi tregu i brendshëm iu përgjigj pozitivisht kërkesës së qeverisë për likujditet.

“Daljet e fundit në tregun e brendshëm, në atë që quhen bono thesari, qoftë në lekë, qoftë në euro, na treguan që të gjitha ankandet që patëm në dy javët e fundit ishin të suksesshme. Në ankandin që ndodhi në euro, ku ne kërkuam 100-120 milionë euro, në fakt u ofruan 160 milionë euro dhe ne zgjodhëm 100 milionë euro” u shpreh znj. Denaj.

Ministrja theksoi se parashikimet lidhur me likuiditetin nuk lidhen me një muaj, por me gjithë vitin dhe disa plane për të cilat qeveria kishte avancuar më përpara, një prej të cilëve lidhet me daljen e qeverisë në tregjet ndërkombëtare të huamarrjes në maj, Eurobondi.

“Ne mundet ta shikojmë nëse tregjet ndërkombëtare do të jenë të tilla që nuk na lejojnë në dalim, që të marrim një goditje dhe në kosto, ne do të shtynim pak dhe kjo do të na krijonte një hapësirë tjetër. Por në aspekt likuiditeti, e thashë edhe një herë, argumenti është shumë i rëndësishëm. Tregu jonë i brendshëm lejon. E para, ne kishim dhe kemi rezervat tona, të cilat në aspekt likuiditeti ishin parashikuar si shpenzime buxhetore të çdo muaji. Ndërkohë, tregu financiar bankar është një treg jo vetëm solid nga ana e stabilitetit, të treguesve të tij financiarë, por dhe likuid”, u shpreh Ministrja.

Kjo deklaratë nga Znj. Denaj vjen edhe në vijim të aprovimit nga FMN të mbështetjes financiare emergjente për të adresuar nevojën e bilancit të pagesave, në vlerën e 190.5 milionë dollarë (174 milionë euro) si ndihmë financiare në kuadër të Instrumentit të Shpejtë të Financimit (RFI).

Me këtë financim FMN ka treguar gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë të luftojë pandeminë dhe për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike.

Next Post
Mira Kazhani dhe çakejtë e rrjetit

Miqtë që i duhen Ramës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Pse në Shqipëri është e vështirë të bëhet drejtësi?

April 6, 2026
Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

Champions League në sprintin final; çerekfinale spektakolare me Real Madrid-Bayern dhe PSG-Liverpool

April 6, 2026
Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

Efektet e rritjes së çmimit të naftës, shtrenjtohen biletat për linjën Korçë-Tiranë! Qytetarët do paguajnë 200 lekë më shumë

April 6, 2026
Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

April 6, 2026
“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

“10 vendet që nuk duhen lënë pa vizituar”, The Telegraph: Shqipëria, destinacioni i ri i pushimeve

April 6, 2026
Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

Transportonte me automjet 7 emigrantë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në Morinë 31-vjeçarja

April 6, 2026
Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In