• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Denaj e shefi i Misionit të SHBA, Wisner vizitë në Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve: Qendër e rëndësishme ku ruhet 182 specieve bimore

by Java News
12/12/2023 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe shefi i Misionit të SHBA-së, në Tiranë, David Wisner zhvilluan një vizitë në Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve, një qendër e rëndësishme ku ruhen mbi 5 000 aksesione të mbi 182 specieve bimore.

Këto aksesione dhe specie bimore janë të depozituara edhe në Bankën Botërore të Ruajtjes së Farave në Norvegji.
Ministrja Denaj vlerësoi se kjo është një pasuri e jashtëzakonshme e vendit tonë, e grumbulluar me punë kërkimore dhe në bashkëpunim të ngushtë mes agronomëve e Ministrisë së Bujqësisë dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës “UBT”, duke siguruar përcjelljen e tyre për brezat e ardhshëm dhe përdorimin e qëndrueshëm në bujqësi.
“Fara, si mbartëse e jetës është jo vetëm elementi fillestar nga ku fillon prodhimi bujqësor, por edhe siguria ushqimore. Në këtë aspekt, angazhimi ynë është që të mbështesim fermerët me subvencione për fara dhe fidanë cilësore në ambientet e mbrojtura, për të ndryshuar mendësinë e fermerëve që të kenë akses vetëm në fara dhe fidanë të certifikuar”, u shpreh ministrja Denaj.

Denaj theksoi se për vitin 2022 janë certifikuar 43.4 milionë fidanë, dhe më shumë se 1 540 tonë fare, teksa nënvizoi faktin se, ruajtja dhe kultivimi i këtyre farërave autoktone shqiptare ose që kanë krijuar një përshtatje të veçantë me terrorin dhe klimën e vendin tonë, janë aset për të krijuar produkte që janë të lidhura me territorin shqiptar.
Në godinë gjendet një laborator i financuar nga USAID në vitin 1996 ku edhe sot kryhen analizat e farave të bankës gjenetike. Laboratori është në shërbim edhe të Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve (ESHFF).
Gjatë vizitës ministrja Denaj dhe shefi i Misionit të SHBA-së,Wisner u njohën më nga afër me punën kërkimore në këtë Institut, teksa u informuan mbi punën që bëhet lidhur me ruajtjen dhe përdorimin e resurseve gjenetike të bimëve në vendin tone.

Instituti i resurseve gjenetike është krijuar në vitin 1998 me objektivin për ruajtjen e farave dhe për një periudhë të gjatë kohe, nga 10 deri 100 vite.
Ndërsa në Fermën didaktike, ruhet koleksioni fushor i bankës gjenetike për pemë të cilat nuk mund të ruhen në bankën gjenetike.24% e koleksionit e pemëve frutore ruhet në fushat e bankës gjenetike, dhe 76% në Bankën gjenetike.

Ky institucion është gardiani i diversitetit gjenetik bujqësor të Shqipërisë, mund të pëmendim rastin e grurit Gushtag i kultivuar në malin e Gramozit i cili ruhet dhe mund të shërbejë për zhvillimin e produkteve të lidhura me territorin tonë.
Gjatë visitës në Institutin e Resurseve Gjenetike të Bimëve në Tiranë, ministrja Denaj dhe shefi i Misionit të SHBA-së,Wisner ishin të pranishëmn edhe zv. ministrat e Bujqësisë Dhimo Kote, Arjan Jaupllari dhe rektori i UBT-së Fatbardh Sallaku./m.j

Next Post
“PD ka nevojë për lidership të ri”/ Biberaj: Ne nuk arritëm të krijojmë një frymë ndryshimi. Rama rrëzohet për 3 muaj me protesta

Biberaj: Kjo është situata më e rëndë që ka kaluar PD që nga themelimi, është katandisur në prona private personale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In