• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministrja Denaj: Do pezullojmë koncesione të tjera

by Java News
07/04/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Financave, Anila Denaj e ftuar në edicionin e lajmeve të Euro News Albania deklaroi se me përshkallëzimin e situatës mund të ketë edhe pezullime të tjera të koncesioneve të cilat nuk po realizojnë punë për shkak të situatës..

“Kemi pezulluar Milot-Balldren, po ashtu edhe sterilizimin dhe kontratën e laboratorëve që nuk ka nisur ende. Në paketën e dytë të shpëtimit dhe rishikimit të buxhetit do të shikohet më tej se ku mund të ndërhyjmë.”- tha ministrja Denaj.

Ajo pranoi se është e pashmangshme që me këtë kolaps ekonomik ku gati gjithçka  është bllokuar, të mos ketë humbje të vendeve të punës.

“Ka të bëjë me një impakt të padëshiruar situate. Edhe fondi i garancisë sovrane, i cili nuk është i detyruar, por një marrëdhënie kontraktuale mes dy klientëve, biznesit dhe bankës, u ofrua për këtë qëllim që bizneset të mos largojnë punonjësit nga puna. Por jemi koshient që do të ketë një rritje të numrit të të papunëve. Në 50 mijë -60 mijë persona në 1-1,5 muaj. Por nëse situata zgjat, parashikimet do të zgjerohen”- shprehet Ministrja e Financave.

Ajo u kërkoi bizneseve që të respektojnë Kodin e Punës e veçanërisht nenin144.

“ Nuk dua të shkoj tek neni 148 që flet për pushimet kolektive. Ka një zgjidhje që të mos largojnë punonjësit; të ulin rrogat e tu ofrojnë punonjësve rroga minimale deri në normalizimin e situatës”- shpjegoi ministrja Denaj.

Ministrja sqaroi më tej se për sektorin që aktualisht është më i prekuri dhe numëron më shumë punonjës, ai fason, qeveria ka menduar të ndërhyjë për të ridimensionuar kontratat. “Ne sot po diskutojmë që për industrinë fason të bëjmë një shndërrim për kontratën e porosisë, nga për rroba që nuk po kërkohen aktualisht në Itali si pasojë e epidemisë, në prodhim të maskave apo produkteve të tjera që ka nevojë tregu aktualisht për tregun e brendshëm dhe të jashtëm. Kjo bëhet për të mbajtur njerëzit në punë, jo me fond page, por me sigurim të punës.”- tha ministrja e financave.

Denaj tha se biznesi duhet të vazhdojë të paguajë të gjitha detyrimet dhe arka e shtetit pati të ardhura më shumë se ç’ishte parashikuar.

“Marsi qe i kënaqshëm; 5,5 mld diferencë me planin. Humbja më e vogël se ç’kisha parashikuar. Marsi është një periudhë e lidhur me disa pagesa të mëparshme si ç’është edhe tatimfitimi.”- tha ajo.

Ministrja deklaroi se nëse situata do të përmirësohet dhe trendi I të infektuarve të rinj do të vijë në rënie, bizneset do të hapen të gjithë  deri në fund të majit, por kjo do të ndodhë në  mënyrë të përshkallëzuar.

Next Post
Vendosja e kryqit në Himarë/ Petro Koçi apelon: Ligësi politike dhe rrumpallë urbanistike

Vendosja e kryqit në Himarë/ Petro Koçi apelon: Ligësi politike dhe rrumpallë urbanistike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

Aksident tragjik në Drashovicë të Vlorës, dy viktima dhe një i plagosur rëndë

March 22, 2026
Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

Berisha flet pas protestës: E tmerruat Edi Ramën! Të japë dorëheqjen ose do ta tërheqim siç nuk ia pret mendja

March 22, 2026
Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

Pas dy orësh Berisha përfundon ‘kilometrin e fundit’ të protestës së PD në selinë blu

March 22, 2026
Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

Protesta e PD-së/ Lëndohen dy efektivë të “Shqiponjave”, nisen drejt Spitalit Ushtarak

March 22, 2026
Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

Noka përplaset me policinë, thyen kordonin e sigurisë pranë Piramidës: Keni goditur Berishën, do ta paguani!

March 22, 2026
Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

Sulmi me molotovë dhe përplasjet me policinë, blutë nisin shoqërimet e para të protestuesve

March 22, 2026
PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

PD me molotovë ndaj institucioneve, reagon Balla: I hedhin me flamujt e BE dhe gjermanë në duar

March 22, 2026
Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës në protestë, rrethohet nga truprojat dhe shkon poshtë banesës

March 22, 2026
Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

Përshkallëzohen tensionet mes policisë dhe protestuesve, sulme me molotov dhe gaz lotsjellës para AKSHI-t

March 22, 2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, vijojnë tensionet në Tiranë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In