Ministrja Denaj: Aeroporti i Sarandës do ketë impakt në turizëm dhe zhvillimin ekonomik

Aeroporti i Sarandës pritet të ketë një impakt të madh në rritjen e turizmit dhe zhvillimin ekonomik. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj thotë se Aeroporti i Sarandës është një premtim i mbajtur për një vepër të rëndësishme që do të bëhet realitet shumë shpejt.

“Hapja e garës për ndërtimin e aeroportit të Sarandës, konfirmon angazhimin e qeverisë drejt vizionit “Shqipëria 2030”. Ky aeroport dhe investimet e tjera të rëndësishme që po zbatohen do të sjellin një zhvillim më të madh për ekonominë dhe ndërlidhjen më të shpejt të Jugut me Veriun e vendit”, deklaroi ajo.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se aeroporti do të jetë i kategorisë 3C me një pistë 2.2 km të gjatë dhe se në vitin e parë të operimit numri i pasagjerëve që do të udhëtojnë përmes këtij aeroporti llogaritet në 150 mijë.

Pritet që ky numër të konsolidohet duke arritur një numër maksimal 1 milion pasagjerë në vit. Aeroporti i Sarandës do të jetë sezonal. Lexo.com.al

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com