• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

by A R
28/12/2024 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga detyrimet e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian është zbatimi i strategjisë antikorrupsion, të hartuar në bashkëpunim me institucionet vendase dhe ndërkombëtare. Dhe paralel me ndëshkimin e akteve korruptive, që janë detyrë e drejtësisë dhe organeve ligjzbatuese, qeveria është përqendruar tek parandalimi i korrupsionit.

Ministrja Antikorrupsion, Adea Pirdeni, shpjegoi me fjalë të thjeshta qëllimin e qeverisë në intervistën për emisionin “Pa censurë” në RTSH.

“Tani që reforma në drejtësi ka krijuar institucione të qëndrueshme, që, dita-ditës po prodhojnë rezultate të qenësishme, fokusi ynë më i madh është drejt parandalimit dhe masave me natyrë sistemike për të garantuar që në ato fusha ku korrupsioni është më prevalent ose ato fusha që janë më vulnerabël ndaj korrupsionit të mund të adresohen në mënyrë të qartë.”. Por cilat janë fushat më të prekura nga korrupsioni, ku kërkohet ndërhyrje? “Pronat, prokurorimi publik, tatimet-doganat, shëndetësia. Këto do të kenë foçus të veçantë,” tha Ministrja Pirdeni gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, duke treguar edhe dy drejtime të tjera kryesore për strategjinë antikorrupsion.

“Kemi parë të nevojshme që të gjitha masat në drejtim të luftës kundër korrupsionit do të duhet që të kenë një shtrirje kapilare edhe në pushtetin vendor. Gjithashtu, Kemi nisur një analizë me Ministrinë e Arsimit për t’u fokusuar tek kurikula e sistemit parauniversitar. Ne mendojmë që është esenciale që në sistemin arsimor të kemi breza të edukuar me sjelljen e duhur etike, duke induktuar elementë të dilemave morale që në moshë të hershme, që do të thotë të jesh një qytetar me integritet në radhë të parë dhe më pas sesi të shmangësh një sjellje korruptive më vonë,” u shpreh Ministrja Adea Pirdeni në emisionin “Pa censurë”.

Next Post
City bën gati çekun, zbulohet lista me yjet që kërkon Guardiola për të rinuar skuadrën

City bën gati çekun, zbulohet lista me yjet që kërkon Guardiola për të rinuar skuadrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In