Redi Shtino nuk do të jetë më zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Këshilli i Ministrave nën drejtim nën drejtimin e numrit 2 të Qeverisë, Erion Braçe, vendosi këtë mërkurë lirimin e tij nga detyra.
Në të njëjtën mbledhje u miratuan emërimet e dy zëvendës ministrave të rinj të kësaj ministrie, Oltion Rrumbullaku dhe Nina Guga.
Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu emërimin e Agron Tares si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. /e.s/