• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministria e Transporteve lançon konçesionin 1.5 mln euro për shërbimin e anijeve

by A R
30/01/2017 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të japë me koncesion shërbimin e anijeve detare në të gjitha portet e vendit. Ministria e Transporteve shpalli zyrtarisht tenderin në agjencinë e prokurimeve publike.

Sipas dokumenteve zyrtare, kontrata do të ketë një vlerë prej 191.8 milionë lekë ose afro 1.5 milionë euro. Përmes saj qeveria do i transferojë privatit për një periudhë 5-vjeçare monopolin e shërbimit të anijeve detare në portin e Durrësit, Shëngjinit, Vlorës, Sarandës, Romano Port dhe atë të Petroliferës në Vlorë, si dhe të gjitha portet e hapura në Shqipëri. Pas përfundimit të këtij afati investimi i transferohet sërish shtetit.

Ministria e Transporteve njoftoi se tenderi do të zhvillohet në datën 24 shkurt dhe do të jetë i hapur për të gjitha kompanitë e interesuara raporton tch. Fituesi do të vlerësohet në bazë të 7 kritereve të paracaktuara, ku përfshihen tarifat që kompania private do kërkojë për shërbimin e anijeve, cilësia e pajisjeve si dhe të ardhurat që ajo do të derdhë në shtet.

Të dhënat zyrtare tregojnë se transporti detar mbetet një nga rrugët kryesore të tregtisë. Aktualisht përmes porteve të vendit transportohen 3 milionë tonë mallra dhe udhëtojnë rreth 1.5 milionë pasagjerë në vit. /a.m.

Next Post
Denoncuesja e dopingut në Rusi, kthehet në pistën e atletikës

Denoncuesja e dopingut në Rusi, kthehet në pistën e atletikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In