Rreth 785 anëtarë të ministrisë turke të Punës janë shkarkuar sot për shkak të lidhjeve me klerikun që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, të cilin Ankara e fajëson për orkestrimin e puçit të dështuar në korrik.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kjo ministri turk i Punës, Mehmet Muezzinoglu, transmeton Express. Muezzinoglu dha lajmin për largimin nga puna të këtyre anëtarëve gjatë një takimi me gazetarë në kryeqytetin turk, Ankara.
Rreth 100.000 njerëz janë shkarkuar apo suspenduar nga ushtria, shërbimi civil, policia dhe gjyqësori pas puçit të dështuar më 15 korrik, kur një grup ushtarësh mashtrues tentuan ta rrëzonin qeverinë. (b.an)