Në këtë muaj festash, punonjësit e Ministrisë së Mjedisit kanë kontribuar në dhurimin e gjakut për të shpëtuar fëmijët e prekur nga talasemia.
Stafi i Ministrisë së Mjedisit është solidarizuar me fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talasemikë të Kryqit të Kuq Shqiptar.
Akti human i dhurimit te gjakut, për fëmijët që vuajnë nga kjo sëmundje dhe tashmë është kthyer në një traditë bashkëpunimi midis Ministrisë së Mjedisit dhe Kryqit të Kuq Shqiptar.