Ministria e Mbrojtjes reagoi për dy tërmetet që ranë sot në Korçë. Institucioni në fjalë konfirmoi se nuk është regjistruar asnjë dëm material.
‘Nga raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile të Njësive Vendore deri tani nuk ka dëmtime materiale’, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Para gati një ore, ranë në interval kohor prej 7 minutash dy tërmete 4.4 dhe 3.4 ballë të shkallës Rihter, (me epiqendër 6 km larg Bilishtit). Banorët e zonës kanë dalë jashtë shtëpive nga frika./l.m











