• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Mbrojtes mamografi falas për gratë ushtarake dhe civile të FA

by A R
01/11/2016 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, nën kujdesin e veçantë të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes për një javë të plotë është në dispozicion të grave ushtarake dhe civile një makinë lëvizëse për kryerjen e mamografisë falas.

Në ditën e dytë të vizitave mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila bashkëbisedoi me gratë që ishin të pranishme për kryerjen e ekzaminimeve.

Një bisedë të ngrohtë ajo zhvilloi edhe me znj. Silvana Markgjoni, e cila ka luftuar për 21 vite me radhë me këtë sëmundje, duke e fituar këtë betejë jetësore vetëm falë vendosmërisë së saj.

Në fjalën e saj drejtuar grave të pranishme, znj. Silvana Markgjoni  u  bëri thirrje që të mos kenë frikë nga kontrolli. “Shoh shumë shpesh gra të trembura për të bërë mamografinë, tremben nga kontrolli, tremben nga e vërteta dhe ky është gabimi më i madh që ato mund të bëjnë” tha Markgjoni.

Më tej ajo u shpreh se të gjitha gratë duhet të mëndojnë që vetëm një mamografi  e thjeshtë që bëjnë, ju fal jetën për të afërmit, për fëmijët, për veten e tyre. Ju fal këtë jetë që është kaq e bukur.

Në fjalën e saj ministrja Kodheli vlerësoi guximin, trimërinë dhe vendosmërinë e znj. Silvana Markgjoni, për t’i demonstruar vetes dhe të tjerëve që ne mund t’ia dalim vetëm duke bërë mamografinë. “Unë jam një tjetër dëshmi e një personi që bëj rregullisht mamografinë, pavarësisht se çfarë kam bërë në jetë, pavarësisht se sa mundësi kam pasur, pavarësisht në çfarë moshe kam qenë mbi të 40, e kam bërë mamografinë çdo vit”.

Ministrja Kodheli nwnvizoi se “Jo vetëm zonjat që janë nën uniformë, që kanë një tjetër qasje ndaj disiplinës edhe detyrimeve që kanë për veten e tyre dhe të tjerët, për përgjegjësitë që mbjanë, por edhe zonjat civile që punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të gjithë zonjave që punojnë në FA dhe të gjitha zonjat që na dëgjojnë sot,  duhet thjeshtë dhe vetëm të gjejnë kohën për t’u diagnostikuar, është shumë e rëndësishme”.

Në fund të fjalës së saj znj. Kodheli theksoi se kjo është sëmundja e shekullit dhe që po përparon.  “Shpeshherë i dëgjoj njerëzit të thonë që është bërë tumori sikur të jetë një grip dhe është e vërtetë, ndaj vetëm parandalimi, siç është në rastin e mamografisë, është le të themi shpëtimi i vetëm. E kapur në kohë pothuajse në të gjitha rastet është 100 % e shërueshme” tha ministrja e Mbrojtjes.

Në Ministrinë në Mbrojtjes, kontrolli i mamografisë falas zhvillohet për të tretin vit radhazi.

Pas ekzaminimeve që do të kryehen për një jave në ambientet e ministrisë makina lëvizëse e mamografisë do të jetë në dispozicion edhe të  punonjëseve ushtarake dhe civile në të gjitha komandat dhe njësitë ushtarake të FA./a.m.

Next Post

Nishani: Situatë serioze nga kanabisi, thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In