Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të rënda në monumentet e kulturës së zonës së prekur, sidomos në kalanë e Prezës dhe atë të Krujës.
Që në momentet e para pas tërmetit u morën masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve pranë Kalasë së Krujës ku dëmtimet në të janë të dukshme.
Në Kalanë e Krujës tashmë janë vendosur tabela në dy gjuhë në ship dhe anglisht të cilat sinjalizojnë rrezikun për qytetarët. “Që në orët e para, pas tërmetit të 26 nëntorit, morëm masa për kufizimin e qarkullimit të automjeteve dhe këmbësorëve, pranë Kalasë së Krujës, ku dëmtimet ishin të dukshme.
Tashmë tabelat, që sinjalizojnë rrezikun, janë vendosur në shqip e në anglisht. Ju lutemi që të zbatoni masat e sigurisë”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.