Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka dërguar notë proteste ndaj Shqipërisë për incidentin e ndodhur me flamurin e Republikës së Serbisë në Tiranë.
Një i ri fotografoi veten duke shkelur me këmbë flamurin e Serbisë pas arrestimit të Haradinajt në Francë.
Notë protesta i është përcjellë ambasadorit tonë në Beograd, Xhelal Fejza, për shkelje të flamurit shtetëror të Serbisë përpara ambasadës së Francës në Tiranë.
Serbia ka kërkuar nga autoritetet shqiptare që të arrestojnë autorin dhe ta dënojnë në përputhje me ligjet shqiptare./panorama/a.k