• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Financave: Profesionet e lira nga 1 janari 2024 do paguajnë deri 50% më pak tatim se të punësuarit

by Java News
01/01/2024 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kontabilistët kanë ngritur shpesh shqetësimin se profesionet e lira do të taksohen sa shoqëritë tregtare dhe më shumë se korporatat.

Ndërsa mbajtja e tatimit 0% deri në 31 dhjetor 2029 për kategorinë e bizneseve të vogla do të krijojë pabarazi sipas tyre mes taksapaguesve.

Por Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaroi për Monitor se me hyrjen në fuqi të fazës së parë të ligjit, që përfshin kategorinë e profesioneve të lira do të paguhet 50% më pak tatim se të punësuarit, ndërsa barazohet tatimi për kategorinë me të ardhura vjetore mbi 14 milionë me shoqëritë tregtare (15% mbi fitimin dhe 8% tatim dividendi).

Ky barazim i normës tatimore 23% sipas Financave është bërë për “të bllokuar” lëvizjen e biznesit në fashat e tjera me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore.

Sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave se detyrimi tatimor i profesioneve të lira, pas zbritjes së shpenzimeve dhe të ardhurave nga paga minimale është 50% më pak se tatimi mbi të ardhurat që paguajnë të punësuarit.

Nëse për të ardhurat vjetore 1 milionë lekë një i punësuar paguan 8,3 % tatim një biznes i profesioneve të lira do të paguajë 5,1% sipas Ministrisë së Financave. Për të ardhurat vjetore 2 milionë lekë një i punësuar taksohet 10,6% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 7,8%.

Për të ardhurat vjetore 3 milionë lekë një i punësuar taksohet 13,44 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 8,7%. Për të ardhurat vjetore 4 milionë lekë një i punësuar taksohet 16 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,1%. Për të ardhurat vjetore 5 milionë lekë një i punësuar taksohet 17,3 % ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,4%. Për të ardhurat vjetore 6 milionë lekë një i punësuar taksohet 18,2% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,6%.

Për të ardhurat vjetore 7 milionë lekë një i punësuar taksohet 18,9% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,7%. Për të ardhurat vjetore 8 milionë lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,8%. Për të ardhurat vjetore 9 milionë lekë një i punësuar taksohet 19,4% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 9,9%.

Për të ardhurat vjetore 10 milionë lekë një i punësuar taksohet 20,1% ndërsa profesionet e lira do të taksohen 10% apo 50% më pak se një i punësuar.

Kontabilisti Sotiraq Dhamo para miratimit të ligjit ngriti shqetësimin se nuk mund të ngatërrohen të ardhurat nga punësimi, me të ardhurat e biznesit për shkak të ndryshimeve që ka një person fizik nga një i punësuar dhe riskut që ndërmerr biznesi.

“I punësuari punon me orë të kufizuar, jo më shumë se 40 orë në javë dhe ka limite dhe kufizime në pushime, festa, leje zakonshme, raporte dhe një skemë e tërë përfitimesh që ndryshon nga biznesi. Një i punësuar mund të marrë raport apo të dalë në KEMP dhe mund të paguhet me vite nga skemat e kompensimit të sigurimeve. Një person fizik i vetëpunësuar, ka tjetër skemë pune dhe aktiviteti. Paguan taksa lokale, paguan qira, punëson punëmarrës, ka shpenzime të ndryshme për mbajtjen e aktivitetit. Ai përpilon fatura, por pavarësisht se të ardhurat sipas faturave janë në një shumë të caktuar, ato si arkëtime mund të jenë zero. Pra, ka diferencë me të punësuarin, sepse të ardhurat nga paga janë të barabarta me arkëtimet nga paga.

Por, i vetë punësuari si profesion i lirë, ushtron një aktivitet të tërë, për përditësimin e licencës, për pagesën e tarifave, kontrollohet nga bordi, testimet dhe trajnimet, marrja e dëshmisë, dhe në fund përgjegjësia penale dhe ligjore. I punësuari nuk i ka këto detyrime dhe përgjegjësi.

Përveç kësaj, i punësuari mund të ndërrojë vendin e punës sipas dëshirës, ndërsa një i vetëpunësuar nuk e ka këtë luks”, pohoi më herët Dhamo.

Gjithashtu ai ngriti shqetësimin e mungesës se një analizë përse vendoset taksim progresiv vetëm për shërbimet e profesioneve të lira ndërsa për bizneset tregtare do të vijojë të jetë 0% deri në 2029. Dhamo gjithashtu më herët tha se po ngatërrohen profesionet e lira te rregulluara me ligj me shërbimet e ofruara nga individë jo te licencuar apo të certifikuar profesionalisht nga ndonjë organizëm apo institucion shtetëror apo ligjor./Minotor

Next Post
DW: Turqia parajsë për bandat mafioze. Ja si grupet kriminale nga Shqipëria e Ballkani kanë zgjeruar aktivitetin e tyre

DW: Turqia parajsë për bandat mafioze. Ja si grupet kriminale nga Shqipëria e Ballkani kanë zgjeruar aktivitetin e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

Dalin detajet/ Çfarë pritet të ndodhë në takimin e Edi Ramës me kabinetin dhe socialistët te Pallati i Kongreseve?

March 25, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

Vrasja e Ardian Nikulajt, dënohet me burg përjetë Ruben Saraiva

March 25, 2026
Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

Vuçiç me paranoja nga shqiptarët: Do sulmojnë Serbinë

March 25, 2026
Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

Roskovec, çifti varroset veçmas, fëmijët “lënë babanë” në morgun e Fierit

March 25, 2026
Shqipëria po bëhet ‘magnet’ për punëtorët e huaj, kryesojnë në aplikime indianët dhe filipinasit

Ligji i emigracionit, ekspertja punësimit: Dokumentacioni i ofrohet nga punëdhënësi

March 25, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë përshëndesin referendumin në Itali: Theksohet pavarësia e drejtësisë….

March 25, 2026
Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

Peshku vdekjeprurës kapet në Vlorë/ Si shpëtuan pushuesit nga Kosova dhe alarmi i ekspertit: Adriatiku po tropikalizohet!

March 25, 2026
VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

VIDEO / Kuqezinjtë zbarkojnë në Varshavë, gati për të shkruar historinë!

March 25, 2026
Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

Malaj në Bruksel: Shqipëria, progres të qëndrueshëm në drejtim të konvergjencës me BE-në

March 25, 2026
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In