Numri i kuponëve të lëshuar gjatë gjysmës së parë të këtij viti ka shënuar rritje me 26% , krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Sipas statistikave, gjatë periudhës janar-qershor 2015, numri i kuponëve të lshuar ishte 102,259,342, ndërsa në 6-mujorin e parë të këtij viti u lëshuan 231,610,938 kuponë.
Po ashtu, sipas statisitkave të publikuara nga minsitria e Financave, vihet re edhe një rritje e vlerës mesatare të kuponit me 36.5%.
Aksioni kundër informalitetit, siç njoftoi ministria e Financave në fillim të kësaj jave, do të hyjë në një fazë të re, e cila do të fokusohet tek ndërgjegjësimi dhe kontrolli i bizneseve për lëshimin e kuponit tatimor.
“Duke filluar nga 1 gushti tatimet do të jenë në terren për të dialoguar e verifikuar me sipërmarrjen zbatimin e ligjit për lëshimin e kuponit tatimor”, deklaroi ministri Arben Ahmetaj gjatë një takimi të zhvilluar me përfaqësues të Administratës Tatimore dhe median.
Sipas Ahmetaj, aksioni do të përqendrohet kryesisht në zonat me aktivitet më të madh ekonomik.
“Do të jemi prezent në zonat turistike e jo vetëm, në mënyrë që fatura dhe kuponi tatimor të jenë realitet i përditshëm e i kudogjendshëm në të gjithë Shqipërinë”, tha Ahmetaj