• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Bujqësisë sqaron mënyrën se si dhe ku do të kryhen analizat e produkteve ushqimore

by Java News
02/10/2019 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka sqaruar për median dhe mbarë opinion publik mënyrën se si dhe ku do të kryhen analizat e produkteve ushqimore.

Reagimi i ministrisë erdhi pas fjalëve se bërja e analizave do jepej me koncension. Ministria sqaron se nuk bëhet fjalë për asnjë kontratë të partneritetit publik privat (Koncension) dhe as për shmangie të labaroatorëve të AKU-së apo të ISUV-it si laborator reference.

Reagimi i plotë i ministrisë

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka ndjekur së fundi raportimet në media mbi Urdhërin e Ministrit, Nr.524. datë 23.09.2019, që autorizon “Noval Laboratory” për kryerjen e analizave laboratorike të mostrave të marra gjatë kontrollit zyrtar dhe tipin e analizave që është i autorizuar të kryejë.
Nisur nga këto raportime, shpesh të nxituara dhe me argumente sipërfaqësore, sqarojmë opinionin publik, se nuk bëhet fjalë për asnjë kontratë të partneritetit publik privat (Koncension) dhe as për shmangie të labaroatorëve të AKU-së apo të ISUV-it si laborator reference.
Që prej vitit 2008, ligji për ushqimin (neni 44 dhe neni 59) lejon Ministrat e Bujqësisë për të autorizuar laboratore privat. Fatkeqesisht nga 2008 nuk ka pasur asnjë laborator privat që të kishte kapacitetet e kërkuara. Vetëm këtë vit (2019) është kryer një investim serioz prej miliona eurosh në një laborator privat, i cili ka kapacitetet e duhura sipas ligjit dhe akreditim 3-vjeçar. Në këtë kontekst MBZHR i konsideron shumë të rëndesishme të gjitha ato investime, qofshin publike apo private, që kontribuojnë në rritjen e kapaciteteve laboratorike në vend pasi kështu rritet siguria ushqimore dhe mbrohet shëndeti i konsumatorit.
Nuk është e vërtetë sikundër pretendohet në disa raportime të mediave, se janë mbyllur apo “shuar” aktivitetet e laboratorëve të AKU-së apo ISUV-it. Ky i fundit vijon të mbetet laborator reference dhe kushdo nga operatorët e biznesit ushqimor mund të shkojë për të kryer analiza.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e konsideron autorizimin për laboratorët privat si pjesë komplementare të aktivtetit të AKU-së. Fakti që po autoriziohet edhe një laborator privat për kryerjen e analizave nuk do të thotë se janë të përjashtuar laboratorët e tjerë të AKU-së apo ISUV-it. Ky shërbim është PLOTËSUES për operatorët e biznesit ushqimor, JO DETYRUES.
Deri më tani AKU dhe ISUV kanë përdorur edhe laboratorë të akredituar në vende jashtë Shqipërisë për analiza të caktuara. Ka një praktikë të konsoliduar për këtë çështje, por së fundi janë krijuar kushtet për t’u kryer edhe brenda vendit. Operatorët e biznesit ushqimor për analizat e autokontrollit mund t’i drejtohen cilitdo laboratorë që dëshirojnë kundrejt tarifave të përcaktuara.
Në strategjinë e saj MBZHR synon të vazhdojë të investojë me fondet e buxhetit të shtetit apo të donatorëve të huaj në kapacitetet laboratorike të AKU dhe ISUV. Këtu përmendim investimin e bërë së fundmi nga BE në pajisjet laboratorike me një shumë prej 2,2 mln Euro. Përmirësimi dhe rritja e kapaciteteve të laboratorëve shtetërore do të vijojë. /l.m

Next Post
Jeni me fat nëse i keni miq këto dy shenja horoskopi, japin këshilla me vlerë

Horoskopi ditor, e enjte 3 tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

Rama: Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, urë konkrete mes arsimit universitar dhe punësimit në administratë

February 4, 2026
Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

Pas publikimit të dokumenteve të reja të dosjes Epstein, Mbreti përzë vëllain nga Londra

February 4, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Rama, një udhëtar që preku folenë e grerëzave

February 4, 2026
Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, akuzohet në Itali për trafik droge

February 4, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Shkurt 2026

February 4, 2026
Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

Rama: 1600 të punësuar në administratë nga Programi Kombëtar i Praktikave të Punës

February 4, 2026
Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

Ndihmoi autorët të largohen, 24 vite burg për bashkëpunëtorin në vrasjen e Gentjan Bejtjes

February 4, 2026
Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

Lidership tregu: 2025, viti i Albsig Jetë

February 4, 2026
Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

Tare mendon gjatë për Milanin: Ja pse dështoi transferimi i yllit të Premier League

February 4, 2026
“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

“Jetimore qokash”, pas kritikave të Ramës ikën kreu i “Illyrian Guard”! Ish-deputeti i PS merr drejtimin

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In