• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Brendshme përgënjeshtron PD: S’ka raport sekret për kultivimin e kanabisit në Shqipëri

by Aalison Pearse Stevens
17/08/2016 14:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme nëpërmjet një deklarate për shtyp ka hedhur poshtë egzistencën e një raporti sekret për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Duke iu referuar disa njoftimeve në media si dhe disa deklaratave të ndonjë subjekti politik, sipas kësaj deklarate, lidhur me ekzistencën e një raporti sekret për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, ministria e Brendshme ka bërë të ditur se nuk ka asnjë raport të tillë.

Deklarata:

Referuar disa njoftimeve në media si dhe disa deklaratave të ndonjë subjekti politik lidhur me ekzistencën e një raporti sekret për kultivimin e kanabisit në Shqipëri, bëjmë me dije opinionin publik se nuk ka egzistuar e nuk ekziston asnjë raport sekret apo i çdo natyre tjetër  nga asnjë prej agjencive partnere ligjzbatuese lidhur me këtë çështje.

Bashkëpunimi i Policisë Shqiptare me partnerët është i shkëlqyer, e falë shkëmbimit intensiv të informacionit janë arritur rezultate pozitive të pakrahasueshme më të kaluarën. Bashkëpunimi konkret me partnerët Italianë, si dhe angazhimi i Policisë në shkatërrimin e çdo parcelë të evidentuar, ka shënuar intensifikim maksimal vitet e fundit.

Është kjo arsyeja që është rritur eficienca e Policisë së Shtetit në identifikimin e kultivimit dhe shkatërrimit të narkotikëve. Lajme të shpikura për raporte sekrete, jo vetëm synojnë denigrimin e punës  së Policisë, por synojnë gjithashtu dëmtimin e punës së përbashkët të Policisë së Shtetit me partnerët ndërkombëtarë, çka ndikon edhe në dëmtimin e imazhit të vendit.

Policia e Shtetit fton mediat që për çdo çështje për të cilën kërkohet informacion nga Policia e Shtetit, të interesohen pranë burimeve zyrtare të saj, duke u garantuar transparencë të plotë e gatishmërinë e strukturave për të respektuar legjislacionin në fuqi për të drejtën e informimit. Gjthashtu, Policia e Shtetit fton çdo subjekt politik të ndalë akuzat ndaj Policisë dhe punës së saj. Sulmi ndaj Policisë i bën nder vetëm krimit.

ma.me

Next Post

Liverpooli synon transferimin e Joe Hartit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

Korridoret e reja të naftës/ Shtetet e Gjirit synojnë tubacione të reja për të anashkaluar Hormuzin

April 11, 2026
SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon

April 11, 2026
Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

Makina del nga rruga në Vlorë dhe përmbyset, tre të plagosur, mes tyre dy fëmijë

April 11, 2026
Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

Në 3 muaj, 45 makina u trafikuan në Shqipëri! (Vjet, 234 raste) Skema e vjedhjes në Europë dhe kalimi në kufi

April 11, 2026
Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

Rritja e investimeve në bujqësi dhe lehtësitë e reja fiskale/ Rama takim me fermerët në Lushnjë

April 11, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In