• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Brendshme e reagon pas akuzave të PD: Po spekuloni politikisht me diçka që është ligjore!

by Java News
16/04/2018 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme ka reaguar së fundmi lidhur me deklaratën e PD, e cila publikoi videot e arrestimit të kukësianëve, pas protestës për taksën në Rrugën e Kombit. Gjatë reagimit, MB shprehet se Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve nga organi i Prokurorisë dhe shton se ndalimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë është bërë nga Gjykata. Sipas ministrisë qëndrimi i opozitës kundër Policisë së Shtetit nuk është veçse një spekulim i pastër politik.

Reagimi i ministrisë së Brendshme

Në përgjigje të deklaratave të zyrtarëve të PD, bërë pas takimit të Ministrit të Brendshëm me qytetarë të Elbasanit, e vlerësojmë të arsyeshme të reagojmë si vijon:

Lidhur me ndalimin e disa shtetasve, të cilët ishin pjesëmarrës në djegiet dhe shkatërrimet e pasurisë publike dhe asaj private në protestën e zhvilluar pranë tunelit të Kalimashit, Policia e Shtetit konform ligjit ka bërë zbatimin e urdhërimeve përkatëse të ndalimit të lëshuara nga organi i Prokurorisë, veprime të cilat në vlerësimin tonë janë tërësisht të ligjshme dhe në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Ndalimi dhe vlerësimi i masave të sigurisë është bërë nga Gjykata dhe është ky autoriteti, i cili vendos për lirimin ose jo të shtetasve të arrestuar.

Në kushtet kur politikanët opozitarë deklarues të sotëm e kuptojnë shumë mirë këtë çështje nga pikëpamja ligjore, qëndrimi i tyre kundër Policisë së Shtetit nuk është veçse një spekulim i pastër politik.

As policia dhe askush tjetër nuk mundet të imponojë gjykatën në vendimet e saj.

Ajo çfarë Policia e Shtetit mundet të sjellë në vëmendje në lidhje me këtë rast është fakti se disa prej të ndaluarve për këtë ngjarje janë persona përsëritës të veprave penale të ndryshme dhe disa edhe me precedent penalë.

Jemi të bindur se qytetarët e ndershëm të Kukësit, por jo vetëm ata, janë të distancuar nga elementë të cilët të drejtën e kundërshtimit edhe nëpërmjet protestës ndaj politikave të caktuara ekonomike të qeverisë e shfrytëzojnë për dhunë dhe qëllime të tjera politike.

Në respekt të ligjit, Ministria e Brendshme nëpërmjet SHÇBA-së bëri një verifikim të sjelljes së punonjësve të Policisë së Shtetit të angazhuar me mbarëvajtjen e protestës së Kalimashit dhe rezulton qartësisht se është respektuar i gjithë protokolli për këtë rast, si dhe janë respektuar në mënyrë shumë korrekte kërkesat e dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Penale.

Gjithkush nga politikanët opozitarë ka mundësinë të bëjë verifikimet përkatëse për sa më sipër dhe t’i rezervojë vetes të drejtën për të mos spekuluar politikisht.

Politikanë të caktuar të opozitës, të cilët e kanë bërë modë tashmë sulmin kundër Policisë së Shtetit, duhet të kuptojnë se sulmet absurde kundër këtij institucioni janë tërësisht në kundërshtim me interesin publik për rend dhe siguri dhe kanë vetëm një synim, të dëmtojnë punën e Policisë së Shtetit.

Për sa u përket sulmeve personale në adresë të  Ministrit të Brendshëm dhe familjarëve të tij, sqarojmë se për to është dhënë përgjigje publike në mënyrë të përsëritur.

Vazhdojnë të flasin për njerëz dhe ngjarje, të cilat lidhen me kohën kur kjo opozitë ishte në qeveri dhe ka patur gjithë dijeninë dhe mundësinë për të bërë çfarë ajo pretendon se duhet të bëhet sot.

Gjithsesi, opozita ka sot gjithë lirinë dhe mundësinë e nevojshme që, nëse ka prova e fakte konkrete për zyrtarë të qeverisë, apo edhe për familjarë të tyre, të sillet në mënyrë serioze dhe në respekt të ligjit t’i prezantojë ato pranë organit kompetent, Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo është detyrë e çdo qytetari të përgjegjshëm në këtë vend.

Nga ana tjetër ndihemi të keqardhur që, në kohën kur policia po realizon aksione tepër të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar, kultivimit e trafikut të drogës dhe kapjes së autorëve të ngjarjeve të rënda kriminale, në vend që të bëhen vlerësime, vijojnë sulmet mediatike, të cilat tentojnë të relativizojnë rëndësinë e këtyre aksioneve.

Njëherësh, është gati si fatkeqësi që njerëz, të cilët kanë pasur gjithë pushtetin e mundshëm për të bërë diçka kundër krimit e drogës, dhe nuk kanë bërë asgjë, të dalin sot e të kërkojnë llogari, sikur të kishin zbritur nga një planet tjetër.

Lufta kundër krimit ka një kriter të pazëvendësueshëm matës – atë të rezultateve.

Gjithçka tjetër është retorikë e kotë.

ma.me

Next Post
Arrestimi i protestuesve, MB: Veprimet e policisë totalisht të ligjshme

Arrestimi i protestuesve, MB: Veprimet e policisë totalisht të ligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In