Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar ditën e sotme sa i përket akuzave të Partisë Demokratike. Duke iu referuar fjalëve te Alibejat, MPB thotë se këto janë shpifjet e radhës nga SHQUP-i.
“Siç është bërë zakon, pas çdo suksesi të Policisë së Shtetit, SHQUP-i sajon shpifjen e radhës. Policia arreston kriminelë, PD-ja sulmon policinë. Arrestohen të korruptuar, PD-ja sulmon Policinë. Edhe sot vazhdoi i njëjti avaz, me qëllim baltosjen e rezultateve të Policisë. Shpifjet e të dielës nga foltorja e ShQUP-it janë konfirmim i rezultateve të Policisë. Në qoftë se PD-ja ka dhimbje nga arrestimi i kriminelëve dhe të korruptuarve, problemi nuk është Policia. Nuk e ndihmojmë dot PD-në të zgjedhë me kë duhet të jetë, me Policinë apo me krimin. Me ligjin apo me të korruptuarit” – thotë MPB në njoftimin e saj.