• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministria e Arsimit dhe ‘komisarët’ e LGBT

by A R
23/03/2018 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

Përpjekjet e disa organizatave joqeveritare, të cilat kanë marrë fonde për të “ndërgjegjësuar” nxënësit e arsimit parauniversitarë mbi ‘dobinë’ e njohjes dhe respektimit medoemos të komunitetit anonim LGBT, në rastin më të mirë janë të kritikueshme dhe në rastin më të keq të dënueshme.

Preferencat seksuale janë çështje pasioni dhe jo institucioni. Si të tilla ato mbeten probleme shijesh individuale, të cilat nuk mund të imponohen. Eshtë e pakuptueshme se për çfarë do t’i sqarojnë nxënësit e shkollave personat që kanë marrë fonde në emër të LGBT? Nga ana tjetër është tërësisht e papranueshme që Ministria e Arsimit ka rënë dakord dy vite më parë që të trajtojë nëpër shkolla, me mosha shumë delikate, probleme që lidhen me homoseksualitetin. Kjo është çështja më e rëndësishme që ka Arsimit sot?

Çdo muaj ose fillim viti Ministria e Arsimit e ka bërë zakon që të bëjë nga një shpikje duke filluar që nga programet, ndryshimi i orareve të mësimit etj. etj., pa bërë asnjë konsultim paraprak me komunitetin e prindërve, madje as me mësuesit. Ndërsa ka gjetur kohë për të diskutuar gjërë e gjatë me komunitetin anonim LGBT për t’i përfshirë në takime me nxënës shkollash, Ministria e Arsimit s’ka ngjetur asnjë sekond kohë për të pyetur në rradhë të parë prindërit nëse janë dakort për këto senanca ‘informuese’. Prirjet seksuale të një grupi personash janë çështja më e rëndësishme e kësaj Ministrie? Si e ka hallin kjo Ministri?

Ashtu si unë janë dhe mijëra e mijëra prindër që kanë fëmijë nëpër shkolla, të cilët çdo ditë përballen me vështirësitë e sfidave për të arsimuar sa më mirë fëmijët, duke e parë këtë edhe si një kontribut për zhvillimin e vendit dhe rritjen e kulturës atdhetare. Arsimi është bërë shumë i kushtueshëm në raport me të ardhurat dhe qeveria në përgjithësi s’ka thuajse asnjë politikë lehtësuese për barrën e shpenzimeve në arsim që bëjnë familjet shqiptarë.

Studimet tregojnë qartazi se rreth 65% e buxhetit të familjeve shqiptare shkon në përpjekjet për të arsimuar fëmijët. Janë shifra kolosale për një ekonomi të rrënuar siç është ekonomia shqiptare, ku deklaratat për rritje ekonomike janë thjeshtë për statistika, pasi buxhetet e familjeve shqiptare sa vinë dhe rrënohen.

Ndërkohë që çdo ditë mendohet se si të përballohet kjo situatë, Ministria e Arsimit, si për t’u tallur me mundin dhe djersën e kryefamiljarëve që përpiqen të arsimojnë fëmijët, bie dakord të fusë nëpër shkolla, përpara fëmijëve të arsimit parauniversitar, disa persona që kanë fituar projekte për LGBT dhe t’u mbajnë leksionë fëmijeve…Për çfarë? Këtu nuk është fjala aspak për diskriminim ndaj LGBT. Eshtë fjala që pasionet apo përvojat personale apo të një grupi personash nuk mund të jenë objekt mësimi apo sqarimi nëpër shkolla. Aq më shumë me mosha kaq delikate. Po pse ky është halli më i madh i Ministrisë së Arsimit?

Dakordësi të tilla nga Ministria e Arsimit janë të papranueshme. Këto nuk janë programe edukuese, por është një propogandë me pasoja shkatërruese. OJQ lekët për projektet për LGBT i marrin dhe pa i futur ‘hundët’ nëpër shkolla. Natyrisht ditën që ‘komisarët’ e LGBT do të shkojnë në shkolla, fëmijët e mi nuk do të jenë aty. Arsimi s’ka nevojë për të tillë ‘komisarë’, por për dijetarë në fushën e mësuesisë. Kemi nevojë për institucione arsimore, dhe jo që institucionet arsimore të shndërrohen në tribuna tregimtare përvojash seksuale.

Next Post
Sean Penn nuk do të luajë më

Sean Penn nuk do të luajë më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In