• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Vengu për zjarret: Rreziku në Finiq i shmangur për momentin, vatra më e rrezikshme po bëhet një tjetër

by A R
07/08/2025 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë këtë pasdite në terren në fshatin Dhivër të Finiqit, një nga zonat më të goditura nga vatrat e zjarrit që kanë përfshirë jugun e vendit që prej pasdites së djeshme.

Në një intervistë për Klan News, ministri Vengu u shpreh se situata mbetet kritike, megjithëse rreziku për zonat e banuara në Dhivër dhe në fshatrat përreth është shmangur përkohësisht.

“Në momentin aktual po ju flas nga Finiqi, fshati Dhivër, ku që pasditen e djeshme kishim një vatër shumë komplekse e cila rrezikoi zonat e banuara. Atë që mund të them për momentin është që rreziku për zonat e banuara në fshatin Dhivër dhe në fshatrat përreth duket se është minuar për momentin. Jemi në operacion e sipër, helikopteri po vijon të operojë në perimetrin e vatrës shumë të gjerë në fakt, e cila ka nisur si pasojë e një vetëtime dhe pastaj është përhapur në mënyrë shumë të shpejtë.”, tha Vengu.

Mbrëmja e kaluar ministri e përshkroi si “shumë komplekse”, por falë ndërhyrjes së shpejtë të strukturave vendore dhe qendrore, situata është vënë nën kontroll të pjesshëm. Ai shtoi se edhe pse nata pritet të jetë më e lehtë se e djeshmja, situata mbetet e paqëndrueshme dhe kërkon vigjilencë maksimale. Një tjetër vatër shqetësuese është ajo në lartësitë e Mallakastrës, ku përhapja e mundshme e flakëve mund të ketë pasoja më të rënda.

“Mbrëmja e djeshme ka qenë një situatë shumë komplekse, fatmirësisht nën mbikqyrjen e prefektit, brigadës së emergjencave civile dhe bashkisë së ardhur nga Gjirokastra, në bashkëpunim me pushtetin vendor dhe kryetarin e bashkisë së Finiqit. Dua t’i falenderoj për regaimin e shpejtë. Të gjitha bashkitë e qarkut kanë ardhur në ndihmë. Jemi ende në operacion e sipër. Do jetë një mbrëmje jo aq e vështirë sa e djeshma por duhet të mbajmë vigjilencën maksimale. Në lartësitë e Mallakastrës kemi një vatër që rrezikon të marrë përmasa shumë më domethënëse. Por jemi në monitorim për suport ajror.”

Në vijim të përpjekjeve për kontrollin e situatës, Vengu theksoi se Ministria e Mbrojtjes ka aktivizuar edhe Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, ndërsa theksoi se prioritet mbetet mbrojtja e jetëve njerëzore.

“Kemi angazhuar dhe mekanizmin europian të mbrojtjes civile. Do na vijë dhe një Canadair në mbështetje, pasi presim shumë temperatura të larta në ditët në vazhdim që do kulmojnë në 11 gusht në temperatura ekstreme siç patëm muajin korrik. Mbetemi në gatishmëri maksimale në mënyrë që të ruajmë jetët njerëzore, pronat, zonat e mbrojtura dhe t’i kufizojmë sa më shumë vatrat në vijim.”, shtoi ministri.

Next Post
Veliaj: E kuptoj sikletin e Metës, është izoluar ndërkombëtarisht dhe po sillet si klloun

Nga telefonatat, te 'fshehja' e rezultateve të analizave! Zbulohen ankesat e Metës e Veliajt në paraburgim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

U arrestua për llogari të operacionit “Ura”, lirohet nga paraburgimi Rando Aliu

March 12, 2026
Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

Shteti paguan zyrtarisht 30% më shumë se privati, thellohet hendeku në 2025-n

March 12, 2026
Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

Lufta përballë SHBA-ve dhe Izraelit, pse Irani është i vështirë për t’u thyer

March 12, 2026
Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

Fundi i një epoke, Parlamenti britanik përjashton “lordët e trashëguar” pas 700 vjetësh histori

March 12, 2026
Kapedanët

Imuniteti i Ballukut, Kuko: Kuvendi ka rol kushtetues, jo gjyqësor. Në asnjë rast nuk cenohet hetimi

March 12, 2026
Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

Irani ka ndryshuar elitën! Kush është katërshja që drejton kombin me mbi 80 mln banorë

March 12, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Shqiptarët, ndër popujt që përdorin më shumë transportin publik në Europë

March 12, 2026
Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

Dyshime për ligjshmërinë e protokollit Itali-Shqipëri për emigrantët, çështja shkon në Gjykatën e BE-së

March 12, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In