Jemi në epokën digjitale dhe natyrisht teknologjia mbetet prioritare në luftë.
Ministri më i ri i kabinetit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, është mbështetur te gjigantët e teknologjisë për të bojkotuar Rusinë, duke u bërë thirrje hakerëve të vazhdojnë sulmin.
Fedorov, i cili është ministri i Ukrainës për transformimin dixhital, aktualisht ndodhet në një strehë nëntokësore në një vend sekret në Kiev. Duke përdorur armën e tij të preferuar, mediat sociale, Fedorov u ka kërkuar CEO-ve të gjigantëve të informimit të ndërpresin lidhjet me Moskën.
BBC raporton se ai ka ndërmarrë gjithashtu lëvizjen e paprecedentë të krijimit të një “Ushtrie IT të Ukrainës” vullnetarë për të nisur sulme kibernetike kundër “armikut”. Dhe duket se kjo ka pasur efektet e veta.
/a.r