Pas ministrisë së Financave dhe asaj të Drejtësisë, ka qenë ministri teknik Arben Beqiri ai që ka firmosur pezullimin e lejeve vjetore. Sipas urdhërit, të gjithë punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë janë të detyruar të mos e marrin lejen vjetore gjatë periudhës 1-25 Qershor.
Ky vendim në shkelje me Kodin e Punës dhe të drejtat e punëtorit vjen si masë e Partisë Demokratike për të penguar pjesëmarrjen e nëpunësve në fushatë elektorale. Edhe pse Kodi Zgjedhor e parashikon qartë se cilido qytetar është i lirë të angazhohet pa penguar punën dhe në rastet pas përfundimit të orarit zyrtar, ditëve të pushimit apo lejes së marrë.
Sipas urdherit të sotëm, të gjithë punonjësit që janë duke kryer lejet vjetore, do të njoftohen për paraqitjen në detyrë dhe për mbushjen e lejes vjetore pas datës 26 qershor 2017.
Ministria e Shëndetësisë shkon edhe më tej teksa paralajmëron se moszbatimi i urdhërit të Beqirit pasohet me përgjegjësi disiplinore.
/javanews/b.d