• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri teknik i Drejtësisë kundër Ramës, pengon krerët e Hipotekave që të dorëhiqen

by A R
04/08/2017 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazment Bardhi ka penguar të gjithë krerët e ZVRPP-ve që të dorëhiqen, pas kërkesës së kryeministrit Rama ndaj këtyre të fundit.

Burime nga Ministria e Drejtësisë konfirmojnë se Bardhi nuk ka pranuar kërkesat e deritanishme për t’u larguar.

Në arsyetimin e tij, Bardhi thotë se largimi nga detyra nuk mund të ndodhë nëse nuk është konsumuar një shkelje nga ana e drejtorëve.

“Nëse ka shkelje do të shkarkohen dhe jo të dorëhiqen. Dorëheqjet janë pezulluar deri në përfundim të hetimit” – mësohet të jetë shprehur ministri teknik i Drejtësisë, nën varësinë e të cilit janë Hipotekat.

Burime nga Ministria e Drejtësisë thonë se së shpejti do të nisë një inspektim për të verifikuar punën e 6 muajve të fundit në Zyrat Vendore të Regjistritimit të Pasurive të Paluajtshme. Afati i inspektimit pritet të jetë 10 ditë nga firmosja e urdhrit.

Një javë më parë kryeministri Rama u kërkoi të gjithë drejtorëve të ZVRPP-ve që të largohen nga detyra me vullnetin e tyre duke firmosur dorëheqjet. /javanews/b.d

NJOFTIMI:

Ministri Gazment Bardhi vlerëson se zyrtarët publikë që shkelin ligjin dhe të drejtat e qytetarëve, duhet të lagohen me masë disiplinore “shkarkim nga detyra” dhe jo me dorëheqje.

Ministri i Drejtësisë z.Gazment Bardhi, është njohur sot me kërkesën për dorëheqje tëRegjistruesve të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Tiranës, Vlorës, Kukës, Dibër, Elbasan, Tropojë, Has, Mat, Kuçovë, Bulqizë, Lezhë, Kurbin, etj. Duke vlerësuar se dorëheqjet vijnë në vijim të konstatimit publik të Kryeministrit tëShqipërisë, se këta funksionarë publikë kanë shkelur në mënyrë flagrante të drejtat eqytetarëve, duke konsumuar një tallje kolektive dhe individuale me njërëzit, Ministri i Drejtësisë ka marrë një vendim të ndërmjetëm, për pezullimin e procedurave tëmiratimit të dorëheqjes së tyre, deri në përfundimin e një hetimi të plotëadministrativ mbi veprimtarinë e këtyre funksionarëve publikë.

Kjo masë vjen nëkuadër të detyrimit moral dhe ligjorë që kanë autoritetet publike, që kur konstatojnëshkelje të të drejtave të qytetarëve, të mos pranojnë dorëheqjen e zyrtarëve, por t’ibëjnë ato t’i nënshtrohen pasojave që parashikon ligji.Për këtë qëllim, Ministri Bardhi, ka urdhëruar Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që nën mbikëqyrjen e inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë, të ngrejë 3 grupe kontrolli, me qëllim inspektimin e veprimtarisë së Regjistruesve në ZVRPP përkatëse. Afati i ushtrimit të kontrollit është 10 ditë ngahyrja në fuqi e urdhrit. Gjatë kësaj periudhe, me qëllim mos pengimin e veprimtarisë sëgrupeve të kontrollit dhe vijimin normal të punës në ZVRPP, Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar pezullimin nga detyra të Regjistruesve përkatës, deri në përfundimin ehetimit administrativ.

Ministri i Drejtësisë shpreh vendosmërinë e tij se të gjithë Regjistruesit e ZVRPP qëkanë kryer shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe kanë cenuar të drejtat e ligjshme tëqytetarëve shqiptar, do të largohen nga detyra me masë disiplinore “Shkarkim ngadetyra”, me qëllim shmangien e ushtrimit të funksioneve publike në të ardhmen. Që ngadata e fillimit të detyrës së tij dhe deri më sot, Ministri Bardhi ka urdhëruar shkarkiminnga detyra të rreth 1/4 së të gjithë Regjistruesve të ZVRPP dhe garanton se nuk do tëhezitojë ta bëjë këtë në asnjë rast kur konstatohet cenimi i interesave të qytetarëve apoabuzimi me detyrën.

Për Ministrin e Drejtësisë z. Gazment Bardhi, zyrtarët publikë që cenojnë interesin eqytetarëve shqiptar, apo që kryejnë shkelje të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve, deri nënivelin e talljes kolektive me to, nuk mund të largohen me akt dinjiteti, pra medorëheqje. Largimi i tyre nga detyra, duhet të jetë një përpjekje e autoriteteve përgjegjëse për të zhdëmtuar cenimin e dinjitetit të qytetarëve, duke i larguar këtazyrtarë me masë disiplinore “shkarkim nga detyra”, apo duke përcjellë informacionin përshkeljet e tyre në organet kompetente. Kjo do të pamundësonte, që në rrethana tëcaktuara, apo për qëllime politike të momentit, këta funksionarë të riktheheshin në funksione publike në administratë shtetërore dhe të bëheshin premisë për cenimin e interesit të qytetarëve përsëri në të ardhmen.

Ministria e Drejtësisë shpreh të gjithë angazhimin e saj institucional në mbrojtjen e të drejtave të qyetetarëve dhe ndëshkimin e çdo zyrtari publikë që abuzon me qytetarët.

Në këtë drejtim, Ministri i Drejtësisë z. Bardhi paralajmëron çdo punonjës të ZVRPP tëbëjnë kujdes në ushtrimin e detyrës dhe të veprojnë me përgjegjshmëri në zbatimin eligjit dhe respektimin e të drejtave të qytetarëve, përndryshe do të përballen pa asnjëdiskutim me pasojat e shkeljes së ligjit.

Next Post
FOTOT/ Mashtronte si lypës, por i gjejnë miliona kur i kontrollojnë banesën

FOTOT/ Mashtronte si lypës, por i gjejnë miliona kur i kontrollojnë banesën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

Mes tensioneve në Lindjen e Mesme, influencuesja e njohur latine nxjerr fotot provokuese nga Dubai

March 4, 2026
Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

Vetëvendosja propozon Glauk Konjufcën kandidat për President

March 4, 2026
Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

Sherr mes adoleshentëve në Delvinë, një i plagosur

March 4, 2026
Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

Arsim Bajrami tërheq kandidaturën për president i Kosovës: Nuk u përkrah koncepti i një kandidati konsensual

March 4, 2026
Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

Pas deputetëve, Rama thërret edhe drejtuesit e njësive administrative të Tiranës në mbledhje

March 4, 2026
EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

EMRAT / “Sterilizimi”, GJKKO dënon me nga 4 vite burg ish-zv/ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj

March 4, 2026
Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

Hamza: PDK nuk ka kandidat për president pa marrëveshje paraprake, Kurti: Në pritje

March 4, 2026
Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

Shiste drogë në Dhërmi, arrestohet 22-vjeçari, çfarë i gjeti policia në automjet

March 4, 2026
Makineritë e diellit, si panelet po kthen në faktor kyç për të ardhmen!

Energjia nga dielli dyfishohet në 2025, INSTAT: Fotovoltaikët mbajnë peshën e tranzicionit energjetik

March 4, 2026
Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

Irani kërcënon me goditje ndaj ambasadave izraelite në të gjithë botën pas sulmeve në Bejrut

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In