• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ministri të veçanta Kosovë-Shqipëri? Mediat kosovare: Albin Kurti gati të pranojë propozimet e kryeministrit Rama

by Java News
25/10/2019 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se në takimin me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili doli fitues në zgjedhjet e 6 tetorit, do t’i propozojë ministri të veçanta të të dyja vendeve me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve në mes shteteve shqiptare.

E si duket kjo ide i ka pëlqyer edhe kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Rama tha se këto ministri do të ishin adresë ku do të mund të adresoheshin sfidat në mes dy vendeve. Derisa gjatë ditës së sotme është paralajmëruar një takim në mes të kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për KosovaPress, rreth idesë së kryeministrit shqiptar për këto ministri ka folur anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka pranuar zyrtarisht këtë propozim, por që e mirëpresin një propozim të tillë. Haxhiu tha se fuqizimi i raporteve në mes Kosovës dhe Shqipërisë do jenë prioritet i Qeverisë Kurti.

Sipas saj, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti do të fokusohet në zbatimin dhe jetësimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Kosovës dhe Shqipërisë. E në anën tjetër njohës të çështjeve ekonomike idenë ministrinë e Kosovës dhe tjetrën të Shqipërisë, po e vlerësojnë si deklaratë populiste e bërë për marketing politik.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu lidhur me këto ministri, tha se ky propozim i Ramës është në vazhdën e shumë propozimeve tjera spektakolare. Sipas tij, nuk mund të ketë ngritje të nivelit të bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë me deklarata të tilla, pasi sipas Gërxhaliut nevojitet konkretizim në implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Gërxhaliu ka kërkuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama të jetë më serioz në zbatimin e obligimeve që i dalin Shqipërisë nga marrëveshje e Stabilizm-Asocimit.

KosovaPress lidhur me propozimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ministrit të veçanta në mes Kosovës dhe Shqipërisë, ka kontaktuar edhe Dhomës e Tregtisë në Shqipëri.

Përmes telefonit, kryetari i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka duke mos dhënë shumë komente rreth kësaj ideje, tha forumet e sipërmarrjes private Shqipëri-Kosovë brenda dhjetorit do të dalin me një platformë të përbashkët që do t’u adresohet dy qeverive. Ndryshe, në mes të qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh për bashkëpunim ndërqeveritar në shumë fusha, por që zbatimi i tyre nuk është duke ndodhur./KosovaPress/

Next Post
Shkarkimi i Metës/ Moisiu: S’ka asgjë të jashtëzakonshme, palët të ulen dhe të bisedojnë për të zgjidhur krizën

Shkarkimi i Metës/ Moisiu: S'ka asgjë të jashtëzakonshme, palët të ulen dhe të bisedojnë për të zgjidhur krizën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

“Mashtron për rrogat dhe pensionet”, Berisha i përgjigjet Ramës: Pensionistët marrin sa 2 kg domate në muaj

April 12, 2026
Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

Lëvizjet e dyshimta me makinë e tradhtuan, shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali! Ja ku e kishte fshehur drogën

April 12, 2026
‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In