Bujar Osmanit, i është sugjeruar që pas mandatit si Ministër i Punëve të Jashtme në Kosovë të kandidojë për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s.
Lajmi u bë publik një ditë më parë nga TV21, duke iu referuar burimeve diplomatike. Ndërsa sot, vetë Osmani u përgjigj duke konfirmuar se ka rekomandime nga organizata ndërkombëtare, por pa treguar konkretisht cilat.
“Është e vërtetë se kam disa rekomandime për disa organizata ndërkombëtare, por tani jam i fokusuar në angazhimet e mia politike në vend”, tha ai.
Përndryshe, nuk ka asnjë proces formal për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Anëtarët e Aleancës tradicionalisht arrijnë një konsensus se kush duhet të marrë detyrën e Sekretarit Gjeneral. Kjo procedurë shpesh zhvillohet përmes kanaleve diplomatike joformale, por edhe mund të kontestohet.