• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri serb Ivica Daçiç: S’ka dialog me Kosovën pa heqjen e masave të reciprocitetit

by Java News
31/05/2020 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç, duke komentuar vendimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës në detyrë, përmes së cilit ndalohet hyrja në Kosovë për mallrat nga Serbia të cilat nuk e kanë të shënuar në dokumente “Republika e Kosovës”, tha se kjo është e papranueshëm për Serbinë.Shefi i diplomacisë serbe, duke folur sot në televizionin publik serb RTS, tha se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun derisa këto masa nuk shfuqizohen.

Daçiq vlerëson se ndalimi i hyrjes së mallrave nga Serbia pa dokumente kë shkruan destinimi “Republika e Kosovës”, është masë më e keqe sesa ishte taksa prej 100 për qind për mallrat serbe.“Këjo është masë reciprociteti, që ndoshta as qytetarët e Serbisë dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk e njohën si masë edhe më të keqe sesa taksa, e cila e dyfishoi çmimin e mallrave, por që të paktën kalonte. Kjo qeveri në Prishtinë mori vendim të aplikojë masa reciprociteti, që nga disa disa vende u përshëndet si një hap përpara. Ne menjëherë thamë se kjo është e papranueshme”, tha ministri i Jashtëm serb, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, me pranimin e këtyre masave, Serbia do ta njihte Kosovën.“Ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë dialogun derisa të hiqen taksa dhe reciprociteti. Kjo është e papranueshme për ne dhe mohim i të gjitha marrëveshjeve. Me të drejtë presim një reagim nga bashkësia ndërkombëtare. Richard Grenell reagoi ndaj kësaj edhe më herët dhe tha se aplikimi i reciprocitetit është anashkalim i heqjes së taksës”, tha ai.

Sipas tij, dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës tani është në “respirator”.“Dialogu është në fazën kur nuk është ekziston dhe në tërë këtë situatë faktorë të ndryshëm ndërkombëtarë u përpoqën t’i japin frymëmarrje artificiale dialogut, Merkel, Macron. Qasja e administratës amerikane është e ndryshme nga qasja e Bidenit dhe Hillary Clinton”, tha ministri i Jashtëm serb.

Duke komentuar qeverinë e re që duhet të formohet në Prishtinë, Daçiq thotë se këto janë gjëra në të cilat Serbia nuk mund as nuk dëshiron të ndikojë.“Cilado qeveri [e Kosovës] duhet të deklarohet nëse t’iu përmbahet apo jo të gjitha marrëveshjeve. Ata janë të gjithë të njëjtë”, thotë ai.

“Ata duan pavarësinë e Kosovës, ata duan që Serbia ta pranojë atë. Dhe kjo nuk është dialog dhe ne nuk e pranojmë atë. Ata nuk i kuptojnë ndryshimet që kanë ndodhur, ata presin që komuniteti ndërkombëtar t’u sjellë atyre gjithçka që presin”, tha ministri i jashtëm.

Shefi i diplomacisë serbe thotë se “Prishtina po sillet si një fëmijë i përkëdhelur, i cili është mësuar që bashkësia ndërkombëtare t’ia përmbushë të gjitha dëshirat e mundshme”.

“Sot nuk është më ashtu, Dhe kjo varet nga ajo se sa e fortë, e qëndrueshme dhe e bashkuar do të jetë Serbia. Dhe pozicioni ynë është jashtëzakonisht i fortë. Nuk ka asnjë bisedë derisa të shfuqizohen masat e reciprocitetit. Serbia nuk do ta njohë Kosovën. Ajo dëshiron dialog, kompromis. Nëse ata mendojnë se kompromis është që Serbia ta njoh Kosovën, kjo nuk mundet”, tha Daçiq.

Nryshe, Qeveria e Kosovës në detyrë ka mbajtur një mbledhje online në orët e vona të së shtunës, ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Sipas njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Next Post
Shkoi në spital për probleme me zemrën por doli me koronavirus, gruaja izolon stafin mjekësor në Elbasan

15 raste të reja me Covid-19 në 24 oret e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In