• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Peleshi, në takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s: Vijimi i ndihmës për Ukrainën me rëndësi për sigurinë e Aleancës

by Java News
15/02/2023 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin dyditor të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Aleancës, që u mbajt në Selinë e NATO-s në Bruksel.

Fokusi i diskutimeve ishte lufta në Ukrainë, e cila javën që vjen shënon 1- vjetorin e fillimit të saj. Përfaqësuesit e lartë të vendeve të Aleancës theksuan nevojën urgjente për më shumë mbështetje me sisteme armatimi, tanke, artileri dhe municione të kalibrave të ndryshëm me qëllim mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni rus.

Këto çështje u adresuan edhe gjatë takimit të veçantë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që u mbajt para fillimit të takimit të ministrave të Mbrojtjes, në selinë e NATO-s, ku pjesë ishte gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës z. Jens Stoltenberg theksoi rëndësinë e rritjes së furnizimeve me armatim dhe municione për Kievin, në një kohë mjaft kritike për fatin e luftës atje.

Vëmendje të veçantë mori edhe forcimi i elementëve të deterrencës dhe mbrojtjes së NATO-s si dhe ngritja dhe zhvillimi i industrive të prodhimit të armatimit dhe municioneve të vendeve të Aleancës, me qëllim kompensimin e armatim-municioneve të dërguara në Ukrainë, por edhe për të shtuar rezervat e Aleatëve.

Ministri i Mbrojtjes z. Niko Peleshi, veç pjesëmarrjes në takimin e Ministrave të Mbrojtjes dhe në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën mori pjesë edhe në takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve kontribuese në Grup-Batalionin e drejtuar nga Kanadaja në Letoni.

Ministri Peleshi e vlerësoi këtë takim si mjaft të rëndësishëm, në një moment tepër kritik për mbrojtjen dhe sigurinë e Aleatëve. Po ashtu, ministri Peleshi cilësoi të rëndësishme edhe ndihmën e vazhdueshme për Ukrainën, duke vlerësuar popullin ukrainas për kurajon dhe vendosmërinë e treguar, si dhe lidershipin e qeverisë, ndërsa po i afrohemi përvjetorit të parë të fillimit të luftës.

Ky takim shërbeu edhe për hapjen e diskutimeve dhe çështjeve që priten të trajtohen gjatë Samitit të NATO-s që do të mbahet në Vilnius, Lituani, në 11-12 korrik të këtij viti.
Gjatë takimeve në Bruksel, ministri Peleshi i shprehu ngushëllime homologut turk, për jetët e humbura nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar./m.j

Next Post
Luizi debaton ashpër me Armaldon, këngëtari: Ti je zari im të hedh kur të dua, ndërsa ti më ke idhull

Luizi debaton ashpër me Armaldon, këngëtari: Ti je zari im të hedh kur të dua, ndërsa ti më ke idhull

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

Videoja satirike: Lista e Fëmijëve të Pabindur të Babagjyshit! Shtëpia e Bardhë: Trump ka gati emrat për dëbimet e emigrantëve me shkelje

December 24, 2025
(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

(VIDEO) Radhë kilometrike automjetesh, bllokohet autostrada Tiranë–Elbasan

December 24, 2025
Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

Dy oficerë rusë humbin jetën nga shpërthimi i një bombe, ngjarja dyshohet se lidhet me atentatin ndaj..

December 24, 2025
Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

Shumë të prekur nga varianti K i gripit, mjekët rekomandojnë: Vendosni maskat, vaksinohuni!

December 24, 2025
Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

Tronditëse në Portugali, 13-vjeçari goditet me thikë për vdekje nga ish-partneri i nënës së tij

December 24, 2025
Shtetet e Bashkuara shtyjnë tarifat e reja për çipat e Kinës deri në vitin 2027

Shtetet e Bashkuara shtyjnë tarifat e reja për çipat e Kinës deri në vitin 2027

December 24, 2025
Tensione dhe pakënaqësi në “Elbasan Arena”, Tirana lë fushën e lojës

Tensione dhe pakënaqësi në “Elbasan Arena”, Tirana lë fushën e lojës

December 24, 2025
Kriza energjetike, eksperti: Fasha 800 kilovat nuk aplikohet edhe muajin janar! Pa bursë nuk…

Fasha për konsumatorët familjarë, kreu i OSHEE e zbulon: Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë në vitin 2026

December 24, 2025
“Fol moj shqip”, nga takimi i parë te jeta personale, Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

“Fol moj shqip”, nga takimi i parë te jeta personale, Elton Ilirjani për Parashqevi Simakun: Po punojmë që të rregullohet me të birin

December 24, 2025
Alarm në Europë, zbulohen teste të rreme të COVID-19 dhe gripit

Alarm në Europë, zbulohen teste të rreme të COVID-19 dhe gripit

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com