• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri, Manjani: Asnjë zyrtar publik s’përfiton nga amnistia, deklaratat e PD nuk qëndrojnë

by Java News
20/12/2016 11:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke folur për amnistinë e fund vitit përpara Komisionit të Sigurisë, ka sqaruar se cila është kategoria që nuk përfiton falje nga dënimi. Manjani u kujdes të sqaronte se, asnjë zyrtarë publik nuk përfiton nga amnistia. Kjo rrëzon hamendësimet që janë publikuar kohët e fundit se nga amnistia mund të përfitojë dhe deputeti  Armando Prenga.

“Nuk amnistojmë zyrtarët publikë. Nuk amnistojmë kultivuesit e lëndëve narkotike. Nuk amnistojmë dhunuesit e grave. Nuk amnistojmë të miturit recitivist. Amnistia është një akt kolektiv dhe jo individual. Nëse dëshironi që mos dalë dikush nga burgu atëherë ndaleni këtë nismë. Do amnistojmë vetëm kundërvajtjet penale jo krimet. Kush është dënuar me 2 vite e një ditë ka bërë krim dhe jo kundërvajtje”, deklaroi Manjani.

Ndryshon amnistia, Manjani: Lirohen vetëm 670 të dënuar. PS kundër

Partia Socialiste do të kërkojë sot ndryshime në projektligjin e “Amnistisë”, të propozuar nga Ministria e Drejtësisë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve. Dje, deputetët e PS-së në Komisionin e Ligjeve janë shprehur të pakënaqur me draftin e propozuar nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke aluduar se propozimi nuk vjen në një linjë me amnistinë e fundit të miratuar në vitin 2014.

Burime nga Grupi i PS-së bënë të ditur se drafti i propozuar nga Manjani ka ngushtim të numrit të përfituesve, çka ka bërë që disa prej politikanëve që janë në proces hetimor apo gjykim, të mbeten jashtë amnistisë. Socialistët do të kërkojnë që të zgjerohet numri i përfituesve nga amnistia gjatë shqyrtimit të ligjit në Parlament.

“Duke e gjykuar me amnistinë e fundit të vitit 2014, ka një shtrëngim të kritereve ndaluese të përfitimit të amnistisë dhe duke bërë një tabelë krahasuese të veprave penale që janë shtuar në nen, sigurisht është rritur neni i veprave penale që i nënshtrohen neneve ndaluese, pra që nuk përfitojnë nga amnistia”, tha dje relatori i PS-së, Ulsi Manja.

Më tej, relatori i projektligjit tha dje se: “E reja e kësaj amnistie në raport me amnistinë e fundit është se nuk do të kemi vetëm amnisti të dënimit, por edhe amnisti të ndjekjes penale. Kjo amnisti shtrihet dhe mbi ndjekjen penale, që do të thotë: jo vetëm që do të kemi shuarje të dënimit për ata persona të cilët janë dënuar deri në 2 vjet apo u ka mbetur edhe 2 vjet burgim. Por, edhe për këtë kategori personash do të pushohen dhe ndjekjet penale në çdo fazë të hetimit apo gjykimit që ato janë. Në këtë pikëpamje, duhet të themi që është amnisti e plotë. Nga shifrat që ministri raporton për përfituesit, më duket një shifër shumë e ngushtë”.

Ndërkohë që ministri Manjani tha se asnjë nga zyrtarët publikë në hetim nuk do të përfitojë nga amnistia.

“Shqetësimet që ka ngritur publikisht PD nuk qëndrojnë në amnistinë që ne kemi propozuar. Nuk përfiton askush nga ata të asaj kategorie, zyrtarë publikë apo ata që janë dënuar për zgjedhjet apo gjëra të kësaj natyre. Nëse ka burrë nëne me e gjet se ku është prapavija politike nga lirimi i 670 vetëve, është e vështirë ta gjykojmë apo paragjykojmë”, tha Manjani. Konkretisht bëhet fjalë për deputetin Armando Prenga dhe kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshin, të cilët sipas draftit të amnistisë nuk përfitojnë lirim dhe pushim të çështjeve.

Ajo që ra dje në sy ishte një përplasje mes juristësh gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, teksa Fatmir Xhafaj iu drejtua ministrit Manjani duke i thënë se propozimi për amnistinë ka ndryshuar rrugës.

“Amnistia është një nismë parlamentare dhe natyrisht amnistia është atribut i Parlamentit, është një projektligj që jo rastësisht kushtetutëbërësi ia ka caktuar të jetë një ligj i përforcuar me shumicë të cilësuar për shkak se ky duhet të jetë një vullnet sa më i gjithëpranuar, jo vetëm për forcat politike, për opinionin publik dhe për qytetarët që ata përfaqësojnë. Ne i jemi drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme që të japë një koment, besoj se duhet ta ketë marrë Ministria e Drejtësisë një koment nga ana e tyre. Por duke parë disa praktika të mëparshme, kur mund të jetë ndryshuar amnistia edhe rrugës, është e domosdoshme për një opinion të fundit”, u shpreh dje Xhafaj.

KUSH PËRFITON NGA AMNISTIA E 2016

670 të burgosur do të lirohen nga amnistia e vitit 2016
Nga këta përfitojnë
15 gra të dënuara nga 94 që janë në total
7 burra të moshuar mbi 60 vjeç
8 të mitur të burgosur përfitojnë
15 të burgosur të sëmurë në fazë terminale

ma.me

Next Post
Apple bashkon forcat me Samsung për të krijuar iPhone 8

Apple bashkon forcat me Samsung për të krijuar iPhone 8

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In