• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri malazez i Mbrojtjes mbështet Maqedoninë: Do ju ndihmojmë në NATO

by Java News
23/05/2018 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PODGORICE- Mali i Zi konsideron se Maqedonia meriton të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s, pas të gjitha reformave që ka zbatuar në periudhën e fundit. Kështu tha sot ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi Predrag Boshkoviç. Në Podgoricë, ai u takua me homologen e tij nga Maqedonia, Radmila Shekerinska, raporton AA.

Ministrat e Mbrojtjes të Malit të Zi dhe Maqedonisë u dakorduan se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të kontribuojë në mënyrë shtesë për stabilizimin dhe integrimin e rajonit. Shekerinska beson se vendi ka zbatuar shumë reforma dhe se meriton të jetë pjesë e NATO-s.

“Vendimi i NATO-s i vitit të kaluar për të pranuar Malin e Zi si anëtari i 29-të tregon një hapje të re të derës për pranimin e anëtareve të reja. Për ne, ky vendim ishte edhe rikujtues dhe inspirim. Rikujtim se shteti mund ta pranojë ose lëshojë një shans të tillë dhe një inspirim se ambiciet e tilla të larta të një vendi të vogël mund të realizohen.

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO do të thotë edhe një votë më shumë për anëtarësimin e Maqedonisë. Sot jam këtu për të falënderuar Malin e Zi për mbështetjen e madhe që ia jep Maqedonisë për anëtarësimin në NATO. Maqedonia meriton ftesë për NATO, për shkak të shumë reformave që ka zbatuar”, tha Shekerinska. Ajo theksoi se Maqedonia ka rritur pjesëmarrjen në misionet e NATO-s.

“Më e rëndësishmja është se ftesa dhe pjesëmarrja e Maqedonisë në NATO sjell stabilitet të madh për mbarë rajonin”, tha Shekerinska. Ministri malazez i Mbrojtjes, Boshkoviç tha se do të këmbëngulë që Maqedonia të jetë anëtarja e parë e ardhshme e NATO-s.

“Mali i Zi konsideron se Maqedonia meriton të jetë anëtarja e radhës e NATO-s dhe se tani si një anëtare e plotëfuqishme e NATO-s Mali i Zi dhe unë, si ministër, insistojmë për atë meqë Maqedonia e meriton, sepse kontribuon në stabilitetin e këtij rajoni dhe kjo është ajo që do të përcaktojë që ky rajon do të lëvizë më me vendosmëri drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, tha ai.

“Ne jemi të vetëdijshëm se vetëm pranimi i Maqedonisë në NATO nuk është kusht i mjaftueshëm për rajonin që të jetë plotësisht i përkushtuar ndaj atyre çështjeve që janë më të rëndësishme, domethënë çështjet ekonomike, një standard më të mirë jetësor për qytetarët. Sepse, për sa kohë që ka çështje të hapura, këto çështje vështirë se mund të vijnë në rend dite. Ilaçi për këtë është integrimi i rajonit në NATO dhe BE”, tha Boshkoviç. (Balkanweb)

Next Post
Dieta/ Nëse bëhet për 3 ditë, rezultatet janë të jashtëzakonshme

Dieta/ Nëse bëhet për 3 ditë, rezultatet janë të jashtëzakonshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com