• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Lleshaj nga Burreli: Minierat po shfrytëzohen jashtë kritereve, do të nisim kontrollet në të gjitha zonat

by Ardit Rada
26/06/2020 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë vizitës në Burrel ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se strukturat e shtetit do të fokusohen te shfrytëzimi i minierave, që sipas tij po bëhen jashtë kritereve.

Ai tha se kjo pasuri kombëtare nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë anti-ligjore dhe nuk mund ti shkaktojë pasojat në mjedis duke hedhur dherat apo gurët e papërdorshëm aty ku nuk lejohet.

“Kemi dhjetëra subjekte që shfrytëzojnë minerale jashtë kritereve. Është detyrë për policinë dhe organet e tjera për të intensifikuar kontrollet e territorit në të gjitha zonat ku shfrytëzohen minerale, Mat Dibër janë zonat më të prekura, që sjell pasoja të mëdha.

Është pasuri kombëtare që nuk mund të shfrytëzohet në mënyrë anti-ligjore dhe nuk mund ti shkaktojë pasojat në mjedis. Shumë prej tyre që shfrytëzojnë me apo pa ligj këto pasuri nuk kujdes dhe në fakt shkarkojnë në kurriz të mjedisit, pasojat e veprimtarisë së tyre të pa rregullat, që nuk e kursejnë dorën, makinën për të hedhur ato dherat apo gurët e papërdorshëm ku të kenë rastin e parë dhe kjo nuk mund të lejohet“.

Vëmendje të veçantë, Lleshaj kërkoi për të mos ndotur lumenjtë. “Në Lindjen e Mesme bëhet luftë për ujin, e masin me gram, ne e kemi, ikën në det pa e marrë vesh, është e rëndësishme që ti mbrojmë ujërat, do të fillojmë një përpjekje për të mos i hedhur në lumë ato që na teprojnë. E hedhim në lumë, por na kthehet mbrapsht në tryezë, në ujin e pijshëm, perime, apo e gjejmë atje në plazh. Mbrojtja e ujërave në tërësi, aq më tepër me këtë potencial të jashtëzakonshëm që kemi, por ti ruajmë pastër” tha ai.

Në takimin e Lleshajt ishin kryetarët e bashkive Mat e Klos, deputeten e zonës, përfaqësues e drejtues vendorë, Prefektin e Qarkut Dibër, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, për të diskutuar për mbrojtjen e mjedisit, ndërtimet pa leje, masat kundër dëmtimit e prerjes së pyjeve, luftën antikanabis dhe çështje të tjera që lidhen me sigurinë.

/e.rr

Next Post
Trondit adoleshentja nga Korça: Babai më ngacmoi seksualisht pasi tymosëm hashash bashkë

Një djalë në Tiranë përndjek ish-të fejuarën, burri rreh ish-gruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Do monitorojmë edhe shportën e konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri sa çmimi i naftës të stabilizohet

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
Helenizimi i Himarës në këmbim të mbështetjes nga Greqia?

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belerit, mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg!

March 27, 2026
E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

E rëndë në Berat/ Arrestohet 39-vjeçari, dyshohet se kreu marrëdhënie me një të mitur

March 27, 2026
Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Njihuni me njeriun me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

March 27, 2026
Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i ‘Kushtetueses’ në Kosovë: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

March 27, 2026
Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

Pse ndërhyrja tokësore e SHBA-ve në Iran është e rrezikshme? Iraku ishte “prova” që nuk u kalua

March 27, 2026
Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

Transportonte 6 emigrantë drejt Malit të Zi, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In