• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri kroat: Vuçiç, Nikoliç e Daçiç s’mund të japin leksione paqeje

by A R
14/01/2016 08:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike të Kroacisë, Ante Kotromanoviç, ka deklaruar se zyrtarë serbë që po e dramatizojnë përforcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kroacisë, qëllimet e tyre të vërteta paqësore kanë pasur rastin t’i tregojnë gjatë luftërave të viteve ‘90 dhe për këtë arsye tani s’kanë të drejtë që të mbajnë leksione.

Në një intervistë për revistën Slobodna Bosna, Kotromanoviç ka thënë se ata kanë qenë kampionë të luftës në rajonet e ish- Jugosllavisë transmeton shkrim i HINA-s Koha.net.

“Vuçiç, Nikoliç dhe Daçiç kanë qenë kampionë në udhëheqjen e katër luftërave në ish – Jugosllavi. Ata mund të pengonin humbjen e dhjetëra mijëra jetëve po të kishin pasur politikë paqësore para njëzet vjetësh”, ka thënë Kotromanoviç.

Ai ka theksuar se çdokush ka të drejtë të mbrohet dhe Kroacia, si anëtare e NATO-s dhe BE-së, nuk ka kurrfarë pretendimesh territoriale dhe ka shtuar se dihet se në të kaluarën nga Beogradi divizionet kanë shkruar drejt Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

“Më vjen mirë që Serbia u zbulua krejtësisht. Ajo mendon se do të hyjë në BE duke bashkëpunuar me Rusinë. Vështirë!”, ka thënë Kotromanoviç. Edhe gjatë luftës në Kosovë, tre të përmendurit nga zyrtari kroat, kanë qenë pjesë e institucioneve të regjimit të Milosheviçit në Serbi.

Next Post

Ish-të përndjekurit, kundër gjyqtarëve me mbi njëzet vjet eksperiencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po thuhen të pavërteta në Bordin e Paqes”, Rama: Nuk do vijnë palestinezë, nuk do paguajmë 1 mld euro

Deklarata e Safe Journalists për RTSH-në, Rama: Keqkuptim thellësisht i shtrembëruar, vërejtjet e mia s’kanë të bëjnë me..

January 19, 2026
Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

Muzeut të Krujës i shtohen hartat e rralla/ Rama i bën jehonë lajmit

January 19, 2026
Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

Dosja -“Ankohej për dhimbje veshkash”/ Ja si e realizoi arratisjen spektakolare Altin Ndoci: Goditi në kraharor policin, ai ra mbi kolegun..

January 19, 2026
Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

Aksidenti tragjik hekurudhor ku mbetën dhjetëra të vdekur, Spanja shpall tre ditë zie kombëtare

January 19, 2026
Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, sekuestrohet një makinë tjetër në Durrës

Apeli lë në burg Xhino Agon, dyshohet si bashkëpunëtor për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla

January 19, 2026
Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

Astrologia paralajmëron: Javë në kufijtë ekstremë mes fatit, pasionit dhe ndryshimeve rrënjësore

January 19, 2026
Maliqi paralajmëron vjeshtë të tensionuar në Kuvend: Opozita do të nisë protesta pa ndalim!

“Qeveria nuk bie me protesta 2-orëshe”, Maliqi: Deputetët të shkojnë në grevë urie, të ngremë çadër para Kryeministrisë ose…

January 19, 2026
VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

VIDEO/Avokati i Safet Bajrit merr me karrocë fashikujt nga SPAK, mijëra faqe…

January 19, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

Nënkryetarja e Kuvendit: Lajmet e rreme dhe shpifjet ndaj familjarëve të deputetëve të papranueshme

January 19, 2026
Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

Përgjaken ambientet e bashkisë Chribska në Çeki/ Një person plagos 6 veta dhe i jep fund jetës

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In