Ministri i FSK-së, Rustem Berisha, thotë se shumë shpejt do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, që të gjendet formula që kjo parti politike ta pranojë formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Edhe pse nuk deshi që të japë ndonjë datë kur Kosova do ta ketë Ushtrinë, ai i komentoi deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj se një gjë e tillë do të ndodhë deri në marsin e vitit të ardhshëm.
Berisha foli për buxhetin, duke thënë se Forcat e Armatosura pritet që të kenë rritje vjetore prej pesë milionë eurove, përgatiti Express. (b.an)