• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri kinez i Mbrojtjes paralajmëron për kundërvënie nëse SHBA përpiqet ta vendosë Pekinin në pozitë të vështirë

by A R
13/06/2022 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I veshur me uniformën e tij të gjeneralit, ministri kinez i Mbrojtjes Wei Fenghe paralajmëroi të dielën SHBA-të që të mos përpiqen ta vendosin në pozitë të vështirë Kinën dhe të ndërhyjë në punët e saj të brendshme të saj.

Këto lëvizje po dëmtojnë marrëdhëniet SHBA-Kinë, tha ai.

“Ne kërkojmë nga pala amerikane që të ndalë njollosjen dhe frenimin e Kinës. Mos ndërhyni në punët e brendshme të Kinës. Marrëdhëniet dypalëshe nuk mund të përmirësohen nëse pala amerikane nuk do ta bëjë këtë“, tha zoti Wei në ditën e fundit të Dialogut 3-ditor Shangri-La, takimi kryesor i sigurisë i Azisë, që u mbajt në Singapor.

Ministri kinez iu përgjigj komenteve të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin, i cili tha të shtunën se SHBA-të do të qëndrojë pranë miqve të saj ndërsa ata mbrojnë të drejtat e tyre.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme ndërsa Kina po zbaton një qasje më shtrënguese dhe agresive ndaj pretendimeve të saj territoriale“, tha zoti Austin, duke shtuar se tashmë si “pjesë e politikës sonë të “një Kine”, ne do të vazhdojmë të përmbushim angazhimet tona sipas Aktit të Marrëdhënieve me Tajvanin. Kjo përfshin ndihmën ndaj Tajvanit në ruajtjen e një aftësie të mjaftueshme për vetëmbrojtje”.

Kina i sheh zotimet për të qëndruar pranë Tajvanit dhe vendeve të tjera në rajon si “ndërhyrje” nga një fuqi jo-aziatike.

“Çfarëdo përpjekjesh të bëjë Uashingtoni nuk do ta pengojë Kinën nga vendosmëria e saj për të kundërshtuar pavarësinë e Tajvanit“, tha zoti Wei. “Ne do të luftojmë me çdo kusht dhe do të luftojmë deri në fund. Kjo është e vetmja zgjedhje për Kinën. Ata që përpiqen për pavarësinë e Tajvanit në një përpjekje për të ndarë Kinën, patjetër që nuk do të kenë një fund të mirë“, shtoi ai.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj duke synuar ribashkimin me forcë nëse do të ishte e nevojshme. Tajvani është një territor i vetëqeverisur, që ka flamurin, monedhën dhe ushtrinë e vet.

/a.r

Next Post
22-vjeçari shqiptar akuzohet se përdhunoi italianen në parkingun e lokalit të natës, arrestohet nga karabinierët

22-vjeçari shqiptar akuzohet se përdhunoi italianen në parkingun e lokalit të natës, arrestohet nga karabinierët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026

A po tenton Berisha të zëvëndësojë Çim Pekën me Babaramën në Syri Tv?

March 24, 2026
Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së/ Eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

“SPAK po bën një punë të shkëlqyer”, Komisionerja për Zgjerim e BE komenton hetimet e Prokurorisë së Posaçme

March 24, 2026
BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In