• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm grek, Kotzias: Shumë shtete e shikojnë BE-në vetëm si sponsor

by Java News
08/03/2017 08:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për televizionin shtetëror ERT, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka përforcuar shqetësimet që ka shfaqur një ditë më parë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, kur ka deklaruar se në rajonin e Ballkanit tensionet e rrezikshme historike janë ende të ndezura.

Sipas Koztias, në bisedën e bërë mes ministrave të Jashtëm të BE-së në lidhje me çështjen e emigracionit dhe mbi krizën në Ballkanin Perëndimor, është shprehur shqetësimi në lidhje me zhvillimet, veçanërisht në Shqipëri dhe Maqedoni.Kjo, pasi shumë prej këtyre shteteve e perceptojnë BE-në vetëm si sponsor financiar dhe si një perspektivë pjesëmarrjeje në një qendër të pushtetit.

“Kurse ne theksojmë se duhet të kuptohet që BE-ja është një sistem i vlerave dhe perceptimesh demokratike dhe se demokracia kërkon që dikush të ketë brenda vetes një kulturë, siç ne e konsiderojmë, të kompromisit dhe konsensusit”, ka thënë ai.

Nuk mund të mos funksionojë në shtetet në veri të Greqisë një proces elementar demokratik, ka deklaruar Koztias, duke shtuar se ka bërë thirrje tek të gjitha ato shtete që kanë një gjykim për Ballkanin Perëndimor të mos shohin të heshtur zhvillimet e tyre të brendshme, por të veprojnë siç bën edhe Athina, që në dy vitet e fundit ka folur gjithnjë publikisht.

Duke ju përgjigjur atyre që besojnë se duke u bërë lëshime dhe kompromise këtyre vendeve për tu dukur të pëlqyeshëm, i lehtësojmë, Kotzias thekson se problemi është se këto vende duhet të kuptojnë se duhet të veprojnë në mënyrë demokratike dhe kjo do të thotë një qasje demokratike ndaj opozitës, minoriteteve apo edhe pakicave kombëtare.

ma.me

Next Post
Mjerimi i Arsenalit, shkelet keqaz nga makineria bavareze

Mjerimi i Arsenalit, shkelet keqaz nga makineria bavareze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In