• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri italian i Financave: Ekonomia shqiptare në rritje

by Java News
23/04/2017 16:39
Foto Fabio Cimaglia / LaPresse
12-12-2014 
Politica
Conferenza Febaf-Ocse-Cdp
Nella foto Pier Carlo Padoan

Photo Fabio Cimaglia / LaPresse
12-12-2014
Politic
Febaf-Ocse-Cdp conference  
In the photo Pier Carlo Padoan

Foto Fabio Cimaglia / LaPresse 12-12-2014 Politica Conferenza Febaf-Ocse-Cdp Nella foto Pier Carlo Padoan Photo Fabio Cimaglia / LaPresse 12-12-2014 Politic Febaf-Ocse-Cdp conference In the photo Pier Carlo Padoan

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri italian i Ekonomisë dhe Financave, Pier Carlo Padoan ka vlerësuar ekonominë shqiptare në kuadër të personit mbikëqyrës të Komitetit Financiar të Fondit Monetar Ndërkombëtar për vendin tonë.

Në komunikatën zyrtare të publikuar nga FMN-ja thuhet se, ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3.5 për qind vitin e fundit, ndërkohë që treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, fiskal dhe financiar u përmirësuan.

Në këtë drejtim ka shërbyer si instrument edhe programi i sapopërfunduar me FMN-në. Investimet më të mëdha private, konsumi i rritur dhe rimëkëmbja e eksporteve, si dhe vet përshpejtimi i ekonomisë solli një rënie të konsiderueshme të shkallës së papunësisë 14.5 për qind në fund të vitit 2016, nga 17.7 për qind që ishte në 2015-n, nënvizohet në deklaratë.

Deficiti i llogarisë korrente u zvogëlua nga eksportet më të larta dhe përshpejtimi i investimeve të huaja direkte në energjetikë dhe në industrinë nxjerrëse, që lehtësuan kërkesat për financim. Konsolidimi fiskal është në rrugën e duhur, thuhet në dokumentin e FMN-së.

Treguesit kryesorë flasin për një moment të rritjes së konsoliduar edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 dhe borxhi publik është vënë në një trajektore të qëndrueshme rënëse. Sa i takon sistemin bankar, ai është i shëndetshëm dhe i mirëkapitalizuar dhe vlerësohen masat për uljen e kredive me probleme.

FMN-ja sugjeron se rritja dhe elasticiteti i ekonomisë do të mbështeten më shumë duke forcuar bazat, duke nxitur besimin dhe mjedisin e biznesit, duke lehtësuar gradualisht kushtet financiare të vendit. Sipas Padoan, e rëndësishme është që autoritetet mbeten krejtësisht të angazhuara ndaj axhendës së tyre të reformave drejt një rritjeje të qëndrueshme dhe procesit të përafrimit me Bashkimin Europian./TCH

ma.me

Next Post
Ligji për portalet online dhe ndryshimet që ka bërë qeveria…

Presidenciale në Francë, Harito: Pse na duhet më shumë dhe jo më pak Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In