• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri iranian e pranon: Do jenë muaj të dhimbshëm pas sanksioneve

by Java News
09/11/2018 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri iranian për Naftën tha të enjten se parashikon një periudhë të dhimbshme përpara për konsumatorët ndërkombëtarë të naftës, me hyrjen në fuqi të sanksioneve amerikane. Ai tha se përjashtimi që Uashingtoni u bëri tetë vendeve kryesore që importojnë naftë nga Irani prej sanksioneve, nuk është i mjaftueshëm për kërkesat e tregut.

Televizioni shtetëror iranian citoi ministrin Bijan Zanganeh të thoshte se ai i sheh muajt e ardhshëm si “muaj të dhimbshëm për konsumatorët e naftës”.

Zanganeh pretendon se administrata Trump mund t’i ketë ulur çmimet e karburantit në mënyrë “sipërfaqësore” përpara zgjedhjeve për Kongresin që u zhvilluan këtë javë, por sipas tij në të ardhmen do të ketë rritje të çmimeve.

Të hënën Shtetet e Bashkuara rivendosën sanksione ndaj naftës dhe sistemit iranian të bankave, të cilat ishin hequr nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Por Uashingtoni përjashtoi tetë vende importues kryesorë nga mundësia për t’u ndëshkuar prej sanksioneve, duke i lënë të vazhdojnë blerjen e produkteve iraniane të naftës për gjashtë muaj të tjerë.

Gjithashtu të enjten, përfaqësuesi i Iranit në OPEC, Hossein Kazempour Ardebili, tha se Rusia dhe Arabia Saudite po ndihmojnë Presidentin Trump duke rritur prodhimin e tyre për të mbajtur çmimin e naftës të ulur. Trump në mënyrë të përsëritur i ka kërkuar prodhuesve të naftës të prodhojnë më shumë, në funksion të uljes së çmimit.

Vala e fundit e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ndikon rëndë tek industria e naftës të Iranit, burimi kryesor i të ardhurave nga jashtë të vendit. Teherani shqetësohet se vendet e OPEC’ut dhe ato jashtë tij si Rusia, do të rrisin prodhimin e tyre si përgjigje për të mbushur hendekun, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Fleckenstein kundër bojkotit: Opozita të kthehet në parlament!

Fleckenstein kundër bojkotit: Opozita të kthehet në parlament!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In