Milioner, manjat mediash, mik i Vladimir Putin dhe ish-ministër i tij i Komunikacionit në vitet 1999-2004. Ky ishte Mikhail Lesin, njeriu që u gjet i vdekur në 5 nëntor në hotelin The Dupont Circle, në Uashington.
Autoritetet amerikane kanë njoftuar ambasadën ruse për ngjarjen, e cila thuhet se ka ndodhur për shkak të një krize kardiake të të ndjerit. Putin i shprehu familjes së ngushëllimet përmes një mesazhi.
Lesin njihet si njeriu që filloi operacionin e futjes në dorë të mediave ruse, për llogari të shefit të Kremlinit.