• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i PD bën bilancin dhe falënderon Çakon: Në 50 ditë kapëm 30 tonë hashash

by Java News
14/07/2017 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas bllokimit të mëse 15 tonë drogë të magazinuar në tre banesa në fshatin Llakatund, ministri i Brendshëm Dritan Demiraj paralajmëron operacione të tjera kundër drogës nga Policia e Shtetit.

Aq më tepër kur sipas zotit Demiraj, gjatë qëndrimit të tij në këtë detyrë janë bllokuar të paktën 10 skafe që dyshohet se do të përdoreshin për transport të hashashit.

“Pa dyshim që ka persona të arrestuar, por edhe persona që qëndrojnë pas kësaj sasie të madhe, që do të trafikohej jashtë. Në ditët në vazhdim do të kemi operacione të tjera të suksesshme, jo ndoshta në keto përmasa, por me sasi më të vogla. Ju e dini që kemi patur prodhime në masë dhe jam i sigurt që ka depo të tjera, por ne jemi të vendosur në maksimum për t’i zbuluar e për të çuar para drejtësisë të gjithë personat që janë përgjegjës për këto trafiqe”, ka deklaruar Demiraj.

Përderisa policia po vijon kontrollin e territorit për të identifikuar dhe asgjësuar parcelat e mbjella, a mund të konisderohet kultivimi i drogës një shqetësim?

“Janë disa zona shumë të vogla të cilat po identifikohen dhe menjëherë policia do të bëjë asgjësimin e bimëve. Kemi prova dhe evidenca, pasi kohë më parë ju e dini që ndonjëherë policia padrejtësisht është akuzuar që nuk e asgjëson drogën, duke hamendësuar për veprime të tjera. Jo, në këtë drejtim policia bën menjëherë identifikimin, djegien dhe siguron provat. Ne jemi të vendosur të pastrojmë përfundimisht Policinë e Shtetit nga ata zyrtarë që kanë qenë apo janë të përfshirë në trafiqe. Unë mund të them që sasia e mbjelljes se drogës është shumë e vogël dhe se po punojmë intensivisht, por nuk mund të them me përgjegjësi që nuk ka asnjë rrënjë. Do vijojmë këtë luftë jo vetëm me policinë dhe Ministrinë e Brendshme, por me të gjitha strukturat”, ka deklaruar Demiraj.

Ndryshe nga diksateret e tjera me ministra teknikë, ky pozicion nuk e ka kushtëzuar aspak Dritan Demirajn që t’i japë meritat drejtorit të përgjithshëm Haki Çako dhe çdo polici tjetër për aksionin që zbuloi sasinë më të madhe të drogës.

“Falenderoj Haki Çakon, drejtuesit e policisë së Vlorës, FNSH-në dhe çdo polic tjetër që ka marrë pjesë në këtë aksion”, ka shtuar Demiraj./tch

 

 

 

Next Post
Propozimi i PDIU: Status i veçantë për naftëtarët dhe ulje e moshës së pensionit

Nisin aplikimet për statusin e naftëtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In