• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri i Jashtëm kinez takon shefin e diplomacisë europiane: T’i përmbahemi bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta!

by
23/09/2022 16:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të enjten në Nju-Jork me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Josep Borrell.

Wang Yi u shpreh se, në situatën e trazuar ndërkombëtare, si dy forca kryesore në botë, Kina dhe BE-ja duhet të mbajnë përgjegjësitë e veta dhe të ruajnë prirjen e mirë të dialogut e të shkëmbimeve. Të dy palët duhet t’i përmbahen bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta e multilateralizmit dhe të mos e konsiderojnë njëra-tjetrën si kundërshtare, duke mos e dobësuar bashkëpunimin për shkak të konkurrencës.

Josep Borrell theksoi nga ana e tij se bota e sotme po përjeton një mungesë të rendit dhe stabiliteti europian po përballon sfida. BE-ja i kushton rëndësi të madhe statusit dhe rolit të Kinës si një fuqi e madhe, e cila është e pazëvendësueshme në përballimin e sfidave globale dhe në ruajtjen e rendit të pasluftës. BE-ja dëshiron të vazhdojë kontaktet strategjike me Kinën, duke shfrytëzuar plotësisht rolin e mekanizmave të dialogut të nivelit të lartë në të gjitha fushat. Brukseli është shumë i shqetësuar për përhapjen e mundshme bërthamore dhe shpreson që Pekini do të ushtrojë ndikimin e vet të rëndësishëm për zgjidhjen e këtij problemi.

Duke folur për situatën në Ukrainë, kreu i diplomacisë kineze u shpreh se tani detyra e parë është armëpushimi. Kina nuk do të rrijë duarkryq dhe as nuk do t’i hedhë benzinë zjarrit, tha ai, por do të vazhdojë të luajë rolin e duhur në mënyrën e vet. Pala kineze i përkrah BE-në dhe vendet kryesore europiane të vazhdojnë ndërmjetësimin, duke bërë të gjitha përpjekjet për të arritur paqen.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua gjithashtu në Nju-Jork me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Wang Yi u shpreh se, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina mban qëndrim të hapur për zhvillimin e dialogut e të shkëmbimeve me NATO-n dhe dëshiron të promovojë së bashku zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Jens Stoltenberg-u u shpreh nga ana e tij se Kina është një fuqi e rëndësishme globale. NATO-ja nuk e konsideron Kinën si kundërshtare dhe i kushton rëndësi ruajtjes e forcimit të kontakteve me palën kineze. NATO-ja shpreson të diskutojë me Kinën për bashkëpunimin në fushën e kontrollit të armëve, të ndryshimit të klimës etj., për të përballuar më mirë sfidat globale. Vendet anëtare të NATO-s i përmbahen politikës së “një Kine” dhe nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre mbi problemin e Tajvanit. NATO-ja pret që Kina të luajë një rol të rëndësishëm në përfundimin e luftës në Europë, tha ai.

Wang Yi sqaroi qëndrimin e përhershëm të Kinës lidhur me problemin e Ukrainës dhe rolin konstruktiv që ka luajtur në këtë drejtim. Ai u shpreh se duhet të diskutohet për krijimin e një kornize të barabartë, të efektshme dhe të vazhdueshme të sigurisë europiane, për të garantuar sigurinë afatgjatë të Europës.

/e.d

Next Post
Tragjike: 3-vjeçari vret aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij

Tragjike: 3-vjeçari vret aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In