• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm hungarez: Azili i Gruevskit, çështje ligjore!

by Java News
15/11/2018 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó thotë se shteti i tij do ta trajtojë kërkesën e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, për azil politik, si çështje ligjore dhe jo politike. Në një konferencë për shtyp në Prishtinë, me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, Szijjártó ka thënë se autoritetet do ta trajtojnë këtë çështje bazuar në ligjin ndërkombëtar.

“Mund t’iu them një gjë: Ne do ta shikojmë këtë çëshjtje në aspektin ligjor dhe jo politik. Autoritetet tona përkatëse, autoritetet e Emigracionit do t’i kryejnë procedurat bazuar në ligjin ndërkombëtar, e do të shohim rezultatet”, tha Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm hungarez.

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski u arratis të martën drejt Hungarisë, vend në të cilin ka kërkuar azil politik. Autoritetet e Maqedonisë janë në kërkim të tij, pasi ai është dënuar me dy vite burg për shpërdorim detyre.

Largimi i tij nga Maqedonia ka ndezur debate, me mediet serbe që kanë raportuar se ai është arratisur përmes Tiranës. Sipas versionit të tyre, Gruevski ka kaluar kufirin maqedonas-shqiptar me pasaportë të rreme, e më pas është larguar me avion drejt Budapestit.

Autoritetet në Shkup thanë më herët se Gruevski nuk kishte kaluar në kufi, duke çuar në aludime se ai mund të ketë përdorur një pasaportë bullgare, gjë që u hodh poshtë nga Sofja. Ndërkohë, policia shqiptare thotë se nga Rinasi nuk ka dalë asnjë person me emrin Nikol Gruevski.

Ambasada hungareze në Tiranë, e kontaktuar nga Top Channel refuzoi të jepte komente për një çështje që, siç tha ajo, është në zhvillim, pavarësisht pretendimeve se Gruevski është strehuar atje për një natë.

Ndërkohë, presioni mbi Budapestin për të ekstraduar Gruevskin është i madh, si nga opozita, ashtu edhe nga qarqet e BE-së. Sipas tyre, Gruevski nuk po largohet nga një vend i përfshirë nga konflikti dhe nuk është i përndjekur, thjesht po përpiqet të evitojë dënimin. Nuk ka munguar as reagimi i Departamentit amerikan të Shtetit, sipas të cilit ish-kryeministri maqedonas duhet të vuajë dënimin me burg në vendin e tij.

Next Post
“Beaujolais Nouveau”, të gjithë në radhë për verën e famshme franceze

“Beaujolais Nouveau”, të gjithë në radhë për verën e famshme franceze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In