• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm grek: Integrim me kusht Shqipërisë

by Java News
07/05/2017 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Nuk do të pranojmë nga askush të ndryshojë kufijtë dhe kush luan me zjarrin, digjet”. Ky është mesazhi kryesor që ka çuar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, nëpërmjet intervistës së tij të fundit në gazetën e së dielës, “Real News”, dhe që u drejtohet Ankarasë, Tiranës dhe Shkupit.

Në lidhje me Shqipërinë, Kotzias thekson se disa ëndërrojnë madhështi të rreme, të cilën nuk mund ta lejojë BE-ja dhe Greqia. Ai kujton se “Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe rruga e saj europiane u hap me mbështetjen e Greqisë, e madje pa këmbim, diçka që sipas tij ishte gabim”.

Ndërkohë thekson gjithashtu se rruga e vendit fqinj në BE “kalon nëpërmjet reformës gjyqësore, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe mbrojtjes së minoritetit kombëtar grek”.

Në fund, Kotzias shton se “kjo është rruga e stabilitetit dhe se tejkalimi i çdo paqëndrueshmërie brenda Shqipërisë kërkon konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe kulturën e kompromisit”.

I pyetur sesi iu përgjigjet deklaratave të Edi Ramës, se Greqia është një nga vendet që merr pjesë në destabilitetin e Shqipërisë, Kotziaspërgjigjet se nuk ka dëgjuar nga udhëheqja shqiptare diçka të tillë dhe se askush në Tiranë nuk mund ta thotë këtë.

Për sa i pëkret Shkupit, Kotzias shpreh shqetësimin e mungesës së kësaj kulture të mirëkuptimit dhe kompromiseve brenda vendit, duke theksuar se dëshira e Athinës është që të funksionojë demokracia dhe shteti ligjor, të cilat shihen nga Greqia si një faktor stabiliteti politik në rajon.

Ndërsa duke iu drejtuar Turqisë, ai thekson se “Greqia nuk është një vend i shkatërruar dhe as një shënjestër e lehtë”, ndaj dhe i fton fqinjët lindorë “të mos vënë më në pikëpyetje të drejtën dhe traktatet ndërkombëtare, të pranojnë realitetin dhe t’i rikthehen një dialogu produktiv”.

I pyetur sesi duhet të reagojë diplomacia greke në këtë situatë, Kotzias thekson se është e nevojshme të flasë pak, të mendojë shumë, të studiojë, të planifikojë me qetësi dhe të promovojë me durim zgjidhjet e kërkuara.tch

c.a

Next Post
E kishin marrë me qira, italianëve u shkrumbohet mjeti në Himarë

Lajm i fundit/Makina përplas për vdekje kalimtaren në Patok

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

”Rusia dhe Ukraina më pranë paqes?’’ Zelenski: Gati dokumenti me garancitë e sigurisë, pritet firma

January 26, 2026
Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

Alibeaj: Fisi i Irena Gjokës priti Berishën në Patos! Shihej si ‘dele e zezë’ se ishte e djathtë

January 26, 2026
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

January 26, 2026
“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

January 26, 2026
“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

“PD forcë e madhe financiare”, Alibeaj: Protesta e Berishës ishte miting politik!

January 26, 2026
“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

“Një demokrat më tha, pagova furgonin dhe militanët, por nuk vij më…”/ Lesi: Ramën e mban doktori në pushtet!

January 26, 2026
Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

Del teoria e re nga PD: Rama shkoi në Izrael për t’i bërë presion SPAK-ut

January 26, 2026
Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

Izraeli rikuperon pengun e fundit në Gaza, përfundon agonia 843-ditëshe

January 26, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Të tremb vota e popullit, jo ato 3 mijë veta,”, Beqiri: Protesta e PD, film i parë që nga viti ’91

January 26, 2026
Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

Zjarr në një banesë në Lushnje, përfundon në spital një 12-vjeçare

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In