• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm gjerman: Ka rezistencë për negociatat me Shqipërinë

by Java News
19/09/2018 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Spirancë stabiliteti për Ballkanin” e ka konsideruar Shqipërinë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i cili zhvillon vizitë zyrtare në vendin tonë.

Gjatë deklaratës për mediat pas takimit me Kryeministrin Edi Rama, Maas theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë me sukses në rrugën që ka nisur për reformën në drejtësi.

“Mënyra kurajoze për të bërë politikë është demonstruar tashmë e suksesshme, për të nisur reforma siç është ajo e drejtësisë. Qeveria të vijojë më tej në rrugën e nisur. E kemi mbështetur këtë rrugë, por edhe ju sigurisht që jeni partner mjaft i rëndësishëm për ne, ju jeni një vend që mund të konsideroheni si spirancë e stabilitetit dhe qetësisë në rajon”, u shpreh Maas.

Kreu i diplomacisë gjermane foli shkurtimisht edhe për hapjen e negociatave për Shqipërinë, për të cilat tha se në Qershorin që sapo lamë pas, disa vende të Bashkimit Europian ishin skeptike. Megjithatë, Heiko Maas ofroi mbështetjen e Gjermanisë për vendin tonë në rrugën evropiane.

“Sigurisht që ka kundërshti në këto procese. Gjithsesi Shqipëria do të mund të mbështetet gjithmonë te Gjermania. Perspektiva evropiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë nga ana jonë. Rruga e Shqipërisë drejt BE do të vijojë dhe për këtë keni mbështetjen tonë të plotë”, theksoi ministri gjerman.

a.ç

Next Post
Meta pret zyrtaren e DASH: Thellim reformave për të forcuar shtetin e së drejtës

Meta pret zyrtaren e DASH: Thellim reformave për të forcuar shtetin e së drejtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In