• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm gjerman: Ju mbështesim drejt BE, por bindni skeptikët!

by Java News
19/09/2018 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku ka zhvillur një takim me homologun e tij, Ditmir Bushati. Pas takimit, dy ministrat dolën në një konferencë për media, ku folën për negociatat e Shqipërisë me BE

Mass deklaroi Gjermania do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE.

Maas ka deklaruar se Qershori i vitit 2019 nuk do të thotë hapje automatikisht e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Unë jam optimist se do të ecim përpara”, tha Mass.

“Është mbresëlënëse sesi të rinjtë e këtij vendi i mirëpresin vlerat e BE, ky entuziazëm nevojitet edhe brenda BE. Në qershor u mor një vendim për fillimin emundshëm të negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm. Ka qenë një angazhim mjaft energjik politik, tepër kurajoz, prandaj Shqipëria duhet të jetë krenare. Vendet e BE-së e kanë thënë qartë se Qershori i 2019 nuk do të jetë automatikishti nisje e procesit të anëtarësimit.  Bëhet fjalë për konsolidimin e shtetit ligjor dhe pavarësinë e gjyqësorit. Shqipëria, ia ka dalë përmes reformës në drejtësi të bëj një hap gjigant. Kjo është një arritje që do të vendose kriterë, përtej vendit tuaj, në të gjithë rajonin. Ne do të vazhdojmë të mbështesim më tej Shqipërinë në këto reforma. I dashur Ditmir, ju mund të vazhdoni të mbështeteni tek Gjermania”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman

Në fjalën e tij, ministri bushati u shpreh se partneriteti me Gjermaninë është tepër i çmuar

Bushati u shpreh se “rruga drejt anëtarësimit evropian është një e përpjetë që duhet të shoqërohet me arritje konkrete”.

“Vlerësojmë partneritetin me Gjermaninë. Rruga drejt negociatave është një proces i vështirë. Ky është një partneritet tepër i çmuar. Diskutuam për procesin e vettingut. Marrëdhënia me Gjermaninë është e pazëvendësueshme. Diskutuam edhe për zhvillimet në Rajon dhe ndajmë pikëpamjen se një votë pro referendumit në Shkup, shpresë për zbatimin e marrëveshjes së Prespës. Diskutuam edhe për sfidat e sigurisë që po përballet rajoni. Kemi nevojë për vëmendje të shtuar të Gjermanisë“, deklaroi Bushati

Javanews.al/a.ç

Next Post
Vidhnin dyqane, motora e biçikleta, arrestohet i riu në Elbasan, në kërkim shoku

Grabitet dyqani me bizhuteri të shtrenjta, prangoset autori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In