• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri i Brendshëm italian: Emigrantët ilegalë të bëjnë gati valixhet!

by Java News
08/06/2018 11:43
Northern League leader Matteo Salvini gestures during the "Europe of Nations and Freedom" meeting in Milan, January 28, 2016. REUTERS/Alessandro Garofalo - RTX24GNK

Northern League leader Matteo Salvini gestures during the "Europe of Nations and Freedom" meeting in Milan, January 28, 2016. REUTERS/Alessandro Garofalo - RTX24GNK

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri populist i djathtë i Brendshëm i Italisë kërkon t’i dëbojë migrantët. Kjo nuk do të ketë sukses. Në BE populistët e bllokojnë njëri-tjetrin, mendon Bernd Riegert. Numri i azilkërkuesve dhe migrantëve që vijnë në Itali krahasuar me një vit më parë ka rënë me 75 përqind. Që prej fillimit të vitit me varka nga deti kanë ardhur vetëm 13.000 njerëz, të nisur kryesisht në Libi. Marrëveshja me Libinë, kontrollet e shtuara kufitare dhe frikësimi i migrantëve prej tyre tregojnë efektin e shpresuar nga BE dhe nga Italia. Pra kthesa është arritur shumë kohë para ndërrimit të qeverisë.

Tregim fuqie me potere

Por qeveria e re populiste vazhdon të bëjë sikur po ndodh një “invazion”, siç e quan atë ministri ekstremist i djathtë i Brendshëm, Matteo Salvini. Kjo thjesht është e gabuar. Është e vërtetë se në pesë vitet e fundit në Itali kanë ardhur rreth 700.000 azilkërkues dhe migrantë, por që 500.000 prej tyre të vazhdojnë të jetojnë ilegalisht midis Alpeve dhe Siçilisë, siç pohon qeveria e re, kjo nuk është e qartë. Shumë prej këtyre njerëzve janë pranuar si azilantë, por shumë edhe janë larguar më tej në drejtim të Veriut, në Francë, Gjermani ose diku tjetër në BE. “Problemi” i paraqitur nga populistët bëhet kështu gjithnjë e më i vogël.

Organizata ndihmëse për azilkërkuesit dhe refugjatët në Romë presin që numri i të ardhurve të bjerë edhe më tej dhe që populistët ta kremtojnë këtë si fitoren e tyre, megjithëse ata kanë korrur vetëm fryte të politikës së tanishme të azilit në BE. Ministrat e Brendshëm të BE ka tri vjet që janë fokusuar te izolimi dhe frikësimi, në fillim në kufirin turko-grek, pastaj në rrugën detare për në Itali

Bernd RiegertBernd Riegert

Deklarata mburravece e ministrit të Brendshëm ekstremist të djathtë se “ilegalët” duhet të bëjnë gati çantat për të ikur do të ketë ndoshta pak efekt në praktikë. Vitin e kaluar autoritetet ndërmorën 6.500 dëbime. Salvini do të shpëtojë tani nga 500.000 vetë. Për këtë e para ai duhet t’i gjejë ku janë ata, së dyti të ndërtojë kampe gjigande për dëbime dhe së treti të gjejë vende që t’i pranojnë dhe më tej të gjejë 2,3 miliardë euro që duhen vetëm për transportin dhe shoqërimin e atyre që duhen dëbuar.

Ndryshim i klimës sociale në Itali

Ajo që megjithatë do të ndryshojë dhe ka ndryshuar tashmë, është klima sociale në Itali. Po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në opinion nxitja kundër azilkërkuesve dhe migrantëve, megjithëse në jug ata preferojnë t’i shfrytëzojnë si punëtorë të lirë me mëditje. Sulmet dhe dhuna kundër migrantëve po shtohen, mendojnë ndihmësit e refugjatëve.

Populistët e djathtë duan të heqin dorë nga parimi që përgjegjës për refugjatët është vendi ku ata hyjnë për herë të parë, i ashtuquajturi rregull i Dublinit. Ministri i Brendshëm Salvini kërkon një sistem të përhershëm shpërndarjeje për të gjithë ata që vijnë. Por këtë e kundërshtojnë shtete si Hungaria e Polonia. Këto premisa diametralisht të kundërta për zgjidhjen e çështjes së refugjatëve është vështirë që të harmonizohen. Një pajtim evropian për një sistem të unifikuar azili, me këtë qeveri italiane, bëhet edhe më i largët.

DW

ma.me

Next Post
Pamje të rënda/ Rrota e kamionit i kalon mbi kokë, helmeta bën mrekullinë

Pamje të rënda/ Rrota e kamionit i kalon mbi kokë, helmeta bën mrekullinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

Furnizoi “Benzi-n” me naftë dhe u largua me shpejtësi pa paguar duke rrezikuar punonjësin, pranga të riut në Bulqizë

February 22, 2026
Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

Banorët kundërshtojnë projektin TID/ Rama: Po keqinterpretohet! Është strategjike për të ardhmen e qytetit të Durrësit

February 22, 2026
Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

Fjalimi në Uashington, Rama: Përcolla botërisht shqetësimin për ish-liderët e UÇK-në! Kërkesë mizore për 45 vjet burg

February 22, 2026
Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

Vizita në SHBA për Bordin e Paqes, Rama: Shqipëria, pjesë e hapjes së një kapitull i ri në arkitekturën globale

February 22, 2026
Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

Berisha, thirrje të hapur për sulm ndaj selive të PS/ Beqiri: Kërkon përmbysjen e rendit kushtetues

February 22, 2026
Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

Shpëtohet i riu që u bllokua në ujërat e lumit Osum, vijojnë kërkimet për 42-vjeçarin e zhdukur

February 22, 2026
Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

Irani shpall organizata terroriste forcat ajrore dhe detare të Bashkimit Europian

February 22, 2026
Përplasën me makinë pensionistin anglez dhe për të fshehur krimin hodhën rrobat e targat. Dy shqiptarët dalin para gjykatës

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, një person transportohet në gjendje të rëndë në spital

February 22, 2026
Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

Vrasja në Kavajë pas konfliktit për parkimin e makinës, bie në pranga autori i dyshuar

February 22, 2026
Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In